(VIDEO) Xhaferi zotohet se do ta kryej punën me përgjegjësi të plotë

by admin
Spread the love

Në paraqitjen e parë, pasi u zgjodh kryeministër teknik, Talat Xhafei u zotua se do ta kryej punën e tij me përgjegjësi të plotë.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK

“Me krenari dhe me ndërgjegje të pastër dhe me përgjegjësi të plotë kam pranuar, jam përgatitur dhe kam fituar besimin e qytetarëve përmes kandidatëve për deputetë në Kuvend. I mbetem koshient përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies para qytetarëve dhe atyre që kanë vendosur ardhmërinë e këtij vendi”.

Në fotografinë e përbashkët të kryeministrit dhe ministrave të sapozgjedhur të Qeverisë teknike, munguan ato të VMRO-së. Kjo sipas kryeministrit teknik Talat Xhaferit, nuk paraqet shqetësim sepse ajo që duket në fotografi nuk përkon me atë që ndodh në prapavijë.

TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR TEKNIK

“Gjatë fotos familjare mundet të vëreni se nuk janë kandidatët e propozuar nga opozita VMRO-DPMNE, por gjithësesi se pas grilave aho fotografi do të jetë ndryshe, për faktin se edhe ato i obligon ligji dhe Kushtetuta, kështu që qytetarë të nderuar mos u brengosni shumë për fotografitë që i shifni. Koncentrohuni në punët dhe obliginet që dalin nga mandati juaj dhe unë mbetem përgjegjës para jush që. Puna e tyre do të jetë ndryshe nga ajo fotografia para jush”.

Xhaferi la të nënkuptohet se propozimet e VMRO-së do të jenë pjesë e Qeverisë teknike, edhe pse kërkesa e ish kryeministrit Dimitar Kovaçevskit ishte që të mos pranohen propozimet e opozitës, nëse ato nuk e votojnë Qeverinë teknike.

Deputetët e VMRO-së nuk e votuan Qeverinë teknike, pasi siç kanë thënë nuk e mbështesin Talat Xhaferin për kryeministër.

Xhaferi deri tani ka qenë kryetar i Parlamentit dhe deputët, ndërsa më herët ka udhëhequr edhe me Ministrinë e Mbrojtjes.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like