(VIDEO) Xhaferi: Nuk e arsetoj Ademin, por u provokua nga deputetët e opozitës

by admin
Spread the love

Edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u rreshtua në anën e deputetit Arbër Ademi, pas incidentit që ndodhi para dy dite në Komisionin e Çështjeve Evropiane. Në brifinigun me gazetarë, Xhaferi tha se nuk e arsyeton sjelljen e Ademit, mirëpo shtoi se ajo nuk do të kisthe ndodhur nëse Ademi nuk do të ishe provokuar.

Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit

“Nuk arsyetoj asgjë, nuk e arsyetojë një veprim të tillë. Nuk është fare mirë. Por, si kryetar i Kuvendit nuk kam kompetenca të ndikoj dhe të intervenoj. Kryetari i Komisionit është përgjegjës për rendin në seancën e komisionit, ndërsa sigurimi nuk mund të intervenojë përderisa nuk thirret. Duhet të shihet i tërë incizimi dhe të shihet se Ademi ka qenë i provokuar, nëse me ofendim personalisht, unë nuk di dhe nuk do të vlerësoj. Nuk është në rregull që i tërë faji të bie mbi Ademin”.

Përndryshe, këto ditë seancat në Kuvend, po mbahen nën tensione dhe veprime të çuditshme nga ana e pushtetit dhe opozitës. Mbrëmë deri në mesnatë vazhduan përlasjet e ashpra mes deputetëve. Ndryshimet në ligjin për marëdhënie pune janë rishikuar sipas Raportit të nënshkruar nga Snezhana Kaleska- Vançeva. Debati në sallë u tensionua deri në atë pikë sa që deputeti Bajram Kadrija nga BDI e mbane mikrofonin me të cilin fliste Kaleska, derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së mundoheshn ta fikin atë që të mos shpalljes përfundim i seancës, sepse sipas tyre, as që kishte filluar e njejta.

Zëvendës koordinatorja e VMRO-DPMNE-së Dafina Stojanoska, në orën 1 në mesnatë mbajti pres konferencë, ku tha se nuk kanë pasur mundësi për fjalime procedurale sepse deputetët e shumicës kanë pasur për qëllim që fiks në mesnatë ta përmbyllin debatin në komision.

Dafina Stojanovska, deputete e VMRO-DPMNE-së

“Nuk kemi pasur mundësi për vërejtje procedurale dhe të tregojmë se ky ligj nuk është për procedurë të shkurtuar dhe as për në Komisionin për Çështje Evropiane. Debat nuk ka pasur në asnjë komision. Gjithçka ishte në kundësrhtim me ligjin. Janë ne panikë. Një ditë më parë kishte sulm fizik ndaj nesh dhe kolegëve tanë, sot ndodhi e njëjta. Duhet të dijnë të mbajnë përgjegjësi. U munduam që t’i kthjellim, kërkuam pauzë. Nuk na dhanë, sepse duhej që kjo të kalonte në orën 12:00”.

Kjo seancë duhet të caktohet, pas seancës për pyetje të deputetëve që mbahen sot.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like