(VIDEO) Xhaferi: Liderët të tregojnë kur duan të takohen

by admin
Spread the love

Si kryetar parlamenti nuk kam kurrfarë dileme për t’i ftuar liderët e partive politike në takim për të diskutuar për zgjedhjet e vitit të ardhëm, por çështja është se duhet të verifikohemi në vullnetin e tyre kanë apo nuk kanë vullnet ata per t’u takuar ne parlament, deklarоi kryetari i Кuvendit Talat Xhaferi.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Çështja e dilemës do të fton apo nuk do të fton kryetari i parlamentit takim të liderëve duhet  të shqyrtohet në drejtim të kundërt, në fakt duhet të pyeten liiderët a kanë disponim për tu takuar në suaza të parlamentit, për të trajtuar çështje që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor të vitit të ardhshëm. Kështu që do të ishte më e arsyeshme që paraprakisht të sigurohet vullneti i gjithë atyre kur që të ofocializohet të oficializohet edhe ftesa oficiale për mbajtje të takimit”.

Xhaferi tha se viti 2024 është vit zgjedhor edhe atë zgjedhjet presidencale me mandate 5-vjeçar  dhe zgjedhjet parlamentare me mandat 4 vjeçar. Ai shtoi se sipas standardeve zgjedhjet duhet të jenë në termine të rregullta të parapame sipas kushtetutës dhe ligjit. “Zgjedhjet presidencilаe është e patjetërsushme të jenë në terminin e rregullt të zgjedhjeve, tha kryeparlamentari Xhaferi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like