(VIDEO) Xhaferi: Është koha e vërtetë që të gjitha partitë politike ta dëshmojnë përkushtimin evropian

by admin
Spread the love

Vlerësoj se tani është koha e vërtetë që të gjitha partitë politike të cilat në programet e tyre angazhohen për integrim evropian, ta demonstrojnë përkushtimin e tyre edhe në vepër. Kështu porositi kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi nga Konferenca për Dialog Ndërparlamentar për avancim të mëtutjeshëm të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor.

Talat Xhaferi, kryetar i Parlamentit të RMV-së

“Pas 17 viteve pritje, po hyjmë në fazën përfundimtare të procesit të anëtarësimit. E filluam skriningun me Bashkimin Evropian dhe tashmë gjendemi në fazë të avancuar, ndërsa të gjitha raportet e deritanishme janë pozitive. Para nesh kemi edhe një sfidë, ndërsa ajo është ndryshimi i Kushtetutës me qëllim që të vazhdojmë me bisedimet për Klasterë, për të cilat presim se do të vendosin tempo të përshpejtuar të reformave”.

Procesi i zgjerimit për Ballkanin Perëndimor kërkon vëmendje më të madhe këtu dhe tani. Kjo ishte porosia e kryetarit të Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës Zolt Nemet, i cili theksin e vendosi tek siguria demokratike evropiane.

Zolt Nemet, kryetar i Komitetit për Çështje Politike dhe Demokraci, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës

“Ngjarjet e fundit në rajon lanë në dijeni se klima e politikës polarizuese, mund të çojë lehtësisht në sulme të dhunshme dhe gjakderdhje. Dua ta tërheq vëmendjen tuaj me konfliktin për shembull në Kosovë, që derdhën gjakun e tyre për sigurinë e tyre. Dy nga ato duhet të amputojnë këmbën”.

Këshilltarja speciale për Ballkanin Perëndimor pranë Komisionit Evropian Adrien Kiralli u shpreh se duhet të merret përgjegjësi për të ju afruar Unionit.

 

 Adrien Kiralli, këshilltare speciale për Ballkanin Perëndimor, Drejtoria gjenerale për zgjedhim dhe miqësi pranë Komisionit Evropian

“Gatishmëria e Maqedonisë së Veriut për të bërë ndryshime kushtetuese është një tjetër hap përpara për vendin drejt BE-së. Perspektiva jonë politike është që ti hapim klasteret për bisedime sa më shpejtë që është e mundur. Por,ne duhet të pranojmë se nuk mjafton vetëm të presim që aspirantët t’i afrohen BE-së. Duhet të bartim përgjegjësi dhe ti përafrohemi Unionit”.

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tini Koks theksoi se KE do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut për arritjen e rezultateve në reforma.

Ngjarja rajonale, që organizohet bashkërisht nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kishte për qëllim t’u ofrojë parlamentarëve nga rajoni platformë të gjerë për bashkëpunim dhe dialog për të diskutuar sfidat me të cilat përballen, si dhe praktikat e mira drejt integrimit evropian.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like