(VIDEO) VMRO sërish akuzon drejtuesit e LSDM-së për keqpërdorim të mjeteve financiare

by admin
Spread the love

Edhe sot ka pasur akuza të ndërsjellta ndërmjet LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për harxhimin e parave të qytetarëve, për gjëra siç thonë të panevojshme.

Zëdhënësi i VMRO-s Dimçe Arsovski, thotë se Ndërmarrja Hekurudhat edhe pse është në prag të falimentimit çdo muaj të vitit, përsëri harxhon 7 milionë denarë për furnizime për zyrë dhe çanta për kontrollorë. Para të panevojshme në kohë krizë siç tha ai më tej ka harxhuar edhe Ndërmarrja Publike e Menaxhimit të Hapësirave Banesore dhe Afariste.

Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-së

“Ndërmarrja Publike e Menaxhimit të Hapësirave Banesore dhe Afariste gjatë kohës kur e kanë ditur se ka krizë, për vlerësim të hapësirës kanë ndarë 4.7 milionë denarë. Nëse donin të kursenin dhe nëse dëshironin të parandalojnë harxhimin e parave, do të shfrytëzonin ndonjërën prej institucioneve shtetërore cilado të mund  ta bënte vlerësimin e  pasurinë e biznesit, kurse ndërmarrja do të kursente 4.7 milionë denarë”.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacion, sipas Arsovskit, ka ndarë rreth 5 milionë denarë për shërbime për fotokopje.

Edhe pse VMRO-DPMNE është e vetëdijshme se shpërndajnë manipulime për blerje të rregullta, kryetarët e tyre, paratë e popullit i shpenzojnë për blerjen e çokollatave dhe mezeve si dhe strehimin e kuadrove partiake në administratat e komunave. Kështu i janë përgjigjur nga LSDM.

LSDM

“Kryetari i Gjorçe Petrovit Aleksandar Stojkoski, i cili ankohet se komuna nuk ka para, ka harxhuar 6.000 euro për çokollata dhe lëngje, Timço Mucunski i Aerodromit ka harxhuar 38.000 euro për kompjuterë ultra të shtrenjtë, derisa vetëm Danella Arsovska për punësimin e qindra kuadrove partiake, ka harxhuar 677.000 euro nga buxheti i Qytetit”.

Edhe një ditë më parë VMRO akuzoi pushtetin edhe për keqpërdorime tjera. Ata thanë se Qeveria ka harxhuar 50 000 euro për kafe dhe mijëra euro të tjera për komplet enësh për ushqim dhe për lule. Nga LSDM u përgjigjën se ato para nuk janë harxhuar vetëm për Qeverinë por blerjet janë bërë  edhe për Kuvendin dhe Presidentin.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like