(VIDEO) VMRO: Qeveria LSDM-BDI për tre vjet i zhyti qytetarët në borxh prej 2.3 miliardë eurove

by admin
Spread the love

Paralajmërimet për huamarrjen e re të qeverisë, ka ngjallur reagime në opozitaren VMRO-DPMNE. Ata kanë akuzuar pushtetin LSDM-BDI  se po i zhysin qytetyarët në borxhe. Nënkryetarja e VMRO-DPMNE, Gordana Dimitrievska Koçoska tha se Qeveria e LSDM-së,  për vetëm 3 vite i ka borxh qytetarëve mbi 2.3 miliardë euro, para të qytetarëve të shpenzuara për tendere kriminale  dhe kosto joproduktive dhe pa asnjë investim kapital.

DIMITRIEVSKA KOÇOSKA-NËNKRYETARE E VMRO-DPMNE-ES

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së për vetëm dy vjet ka marrë hua 1,6 miliardë euro, ndërsa me huamarrjen e re më të madhe këtë vit, të cilën e planifikojnë me ribalancimin e buxhetit, borxhi i ri për vetëm tre vjet do të jetë 2,3 miliardë euro dhe do të arrijë një nivel historik prej 7.9 miliardë euro. Me këtë normë huamarrjeje, totali i huamarrjes së kësaj qeverie për një periudhë 6-vjeçare e ka tejkaluar huamarrjen 10-vjeçare të qeverisë së mëparshme të VMRO-DPMNE-së

Koçoska më tej theksoi se është e qartë për të gjithë,  që sërish kjo Qeveri nuk po përballet me sukses  ndaj  krizave , ashtu siç nuk është përballur me krizën e shkaktuar nga pandemia, nuk po mund të përballet as me krizen  energjetike dhe efektet negative të luftës në Ukrainë.

DIMITRIEVSKA KOÇOSKA-NËNKRYETARE E VMRO-DPMNE-ES

Kompanitë po përballen me vështirësi në tregjet e huaja dhe vendase, me rritjen e çmimeve të inputeve në prodhim, me perspektiva të reduktuara për rritjen e biznesit. Disbalansi në bilancin e pagesave në një periudhë të gjatë kohore është i lartë, dhe popullata ka frikë nga kursimet në denarë. Shteti që përballet me këto sfida duhet të udhëhiqet nga një qeveri e besueshme”.

Nënkryetarja e VMRO-së opozitare vlerson se kjo qeveri i ka humbur të gjitha betejat me të gjitha krizat. Sipas saj kjo Qeveri ka vënë interesat personale para interesave të shtetit – si në politikë ashtu edhe në ekonomi.

Samir Mustafa /SHENJA/

You may also like