(VIDEO) VMRO: Persona fiktivë vjedhin miliona nga buxheti, shteti mbyll sytë?!

by admin
Spread the love

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski pretendon se një sistem i kompanive për një periudhë të gjatë kanë tërhequr para në bazë të rimbursimit të TVSH-së me fatura fiktive dhe sipas tij, ata e kanë dëmtuar buxhetin për miliona. Deputeti Stojanovski ka thënë se në rrjetin e kompanive që nxirrnin miliona, shpeshherë ndryshoheshin personat përgjegjës dhe pronarët.

BOJAN STOJANOSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Në një numër të madh të rasteve bëhet fjalë për persona që vijnë nga vendet fqinje dhe të cilët janë të vështirë për t’u gjetur. Buxheti është dëmtuar dhe shteti vështirë se do t’i rikuperojë milionat e paguara pa ndjekje penale, sepse kompanitë përmes të cilave janë vulosur faturat fiktive dhe janë dërguar para, nuk kanë asete për të mbledhur borxhin. Me keqardhje konstatojmë se sistemi i mekanizmit të kontrollit në institucione është jofunksional dhe këtë e vërtetojnë rastet e proceduara vitin e kaluar nga prokuroria për faturime fiktive dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare”.

Deputeti Stojanoski tha se rrjetet kriminale, përmes faturave fiktive dhe evidencave false shterojnë potencialin tatimor nga Buxheti dhe siç thotë ai, të gjithë janë  dëshmitarë se institucionet shtetërore që janë ngarkuar me kontrollin e të njëjtit nuk kanë marrë asnjë masë në vitet e kaluara.

BOJAN STOJANOSKI,DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

“Është gjithashtu simptomatike që deri më tani nuk janë ndërmarrë veprime për të parandaluar raste të tilla dhe për të reduktuar në minimum kushtet për veprime të tilla kriminale, dhe jo tani kur miliona janë derdhur tashmë në bazë të rimbursimit të taksave nga Buxheti”.

Për njohësit e politikave tatimore, Stojanoski shtoi se  është mjaft e qartë se një sistem i tillë nuk mund të funksiononte me ose pa Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like