(VIDEO) VMRO: Nusja e djalit të prokurorit të krimeve Islam Abazi, e punësuar nga Artan Grubi, tani është në AKE

by admin
Spread the love

Shpresa Abazi, nusja e djalit të kreut të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Islam Abazit, e cila ka qenë e punësuar në Ministrinë e Sistemit Politik të udhëhequr nga Artan Grubit, është transferuar me shpejtësi në Agjencinë për Komunikime Elektronike, kanë reaguar sot në një konferencën për media nga VMRO-DPMNE. Zëdhënës i VMRO DPMNE-së, Naum Stoillkovski thotë se te Grubi, Shpresa Abazi ishte e punësuar si bashkëpunëtore, ndërsa në AKE si këshilltare për reagim ndaj incidenteve kompjuterike.

NAUM STOILLKOVSKI ZËDHËNËS I VMRO DPMNE-SË

“Ky është dokumenti i datës 04.04.2022, vendimi i firmosur nga Artan Grubi, për punësim, ku në faqen e tretë është emri i nuses së djalit të Islam Abazit. Prej këtu Shpresa Abazi kalon me shpejtësi në AKE, ku punësohet si këshilltare kundër incidenteve kompjuterike. Drejtor i AKE-ut është Jeton Akiku, i njohur edhe si dhëndri i Nevzat Beitës, njeriu me të cilin Abazi, siç thotë ai, ka foto të rastësishme, ashtu siç ka foto me familjen e Ali Ahmetit”.

Duke kujtuar se gruaja e Abazit, Albulena, së fundi është bërë prokurore kryesore në Kërçovë, VMRO-DPMNE pyet nëse dikush ende beson se Islam Abazi do të iniciojë hetime për skandale dhe afera të BDI-së. “Islam Abazi hesht para fakteve të krimit, madje ka ndërprerë komunikimin me Komisionin shtetëror për parandalimin e korrupsionit”, thotë Stoillkovski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like