(VIDEO) VMRO: Nëse Kovaçevski gënjen për Adem Demaçin, çka pritet për Bullgarinë

by admin
Spread the love

Vizita e kryeministri të Kosovës Albin Kurtit, ende është temë aktuale në mediat dhe opinionin në vend. Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa deklaroi se ardhja e Kurtit në Maqedoninë e Veriut shfaqi nacionalizmin e fshehur tek krerët më të lartë shtetëror maqedonas, të cilët siç tha këtë nacionalziëm ende e fshehin me gjuhë demokratike.

Blerim Sejdiu, Lëvizja Besa

“Vallë cila është arsyeja e vërtetë që ju pengon Kovaçevskit, Mickoskit, Pendarovskit dhe BDI-së, vizita e kryeministri të Kosovës, Albin Kurtit në RMV?. Arsyeja e vetme e reagimit histerik të institucioneve shtetërore me dozë etno-nacionaliste sidomos ndaj vizitës së një kryeministri të shtetit fqinjë, është e papranueshme dhe kundër bashkëpunimit për fqinjësi të mirë”.

Kurse nga VMRO asesi nuk po e pranojnë emërtimin e rrugës në Çair me emrin Adem Demaçi, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryeministri Kurti.

Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së

“Nëse Kovaçevski gënjen për ndryshimin e emrit të rrugës, ka votuar për atë, dhe sot aktron si i revoltuar, atëherë çfarë mund të pritet  të dalë nga negociatat e tij, marrëveshjet dhe pranimet e tij nga diktatet bullgare në korrnizën evropiane, në drejtim të bllokadave të mundshme të së ardhmes evropiane dhe si dhe bindjet e tij të tanishme për ndryshimet kushtetuese si akt përfundimtar?”.

Një ditë më parë, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska në Këshillin e Qytetit  dorëzoi nismë për të ndërruar emrin e rrugës “Adem Demaçi” dhe kthimin e emrit të vjetër “Brigada e Dytë Maqedonase”.

Përndryshe, dje Qeveria e Kosovës ju përgjigj reagimeve për vizitën e kryeministrit Kosovar në RMV. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu kishte theksuar se Albin Kurti të premten në Çair të Shkupit dhe në Tetovë, ka qenë me ftesë të të kryetarit Visar Ganiu dhe kryetarit Bilall Kasami me rastin e ri-emërtimit të një rruge në Shkup me emrin e veprimtarit Adem Demaçi dhe inaugurimit të rrugës që lidhë fshatin Vicë me fshatin Sellcë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING




You may also like