(VIDEO) VMRO kërkon që të anulohet marrëveshja për blerjen e helikopterëve

by admin
Spread the love

Qeveria ta stopoj blerjen e helikopterëve transportues në vlerë prej 250 milionë eurove në periudhë zgjedhore dhe për këtë të vendos Qeveria e ardhshme. Kështu kërkojnë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre është jashtë çdo veprimi normal që LSD dhe BDI të zgjedhin një tender prej 250 milionë eurosh pak javë para zgjedhjeve, në një periudhë qeverisjeje teknike.

VMRO-DPMNE

“Në vend të helikopterëve luftarak, pushteti blen helikopterë transportues, gjë që nuk e rrit gatishmërinë luftarake të ARM-së. Në mënyrë shtesë askush nuk e di se si është zgjedhur kompania ‘Leonardo’, dhe pse nuk janë zgjedhur kompanitë e tjera, duke përfshirë një kompani amerikane ose një konsorcium gjermano-francez”.

Qeveria para disa ditësh e ka miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për blerjen e helikopterëve transportues nga Italia. Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska një ditë më parë ka thënë se është e bindur në korrektësinë e këtij vendimi dhe i beson ekipit profesional të kompanis “Leonardo”, prandaj dhe e  ka sjellë këtë vendim. Ajo gjithashtu ka theksuar se nënshkrimin e saj e ka vendosur sepse u bëson njerëzve të cilët do ta realizojnë këtë proces.

Qeveria në seancën e 12 marsit vendosi që Ministria e Mbrojtjes të blejë helikopterë transportues shumëpërdorimshëm, duke lidhur një marrëveshje me qeverinë e Italisë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like