(VIDEO) VMRO-ja kritikon propozimet për zgjedhjen e presidentit nga Kuvendi

by admin
Spread the love

Ideja e votimit të presidentit në Kuvend nga opozita shqiptare “VLEN” dhe nga BDI ka ngjallur reagime dhe akuza ndërmjet partive politike. Ish kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur në lidhje me deklaratat e kandidatit për president nga VLEN Arben Taravarit dhe kreut të BDI-së Ali Ahmetit që presidenti i vendit të zgjedhet në Kuvend, deklaroi se në fushatën politike të zgjedhjeve politikanët premtojnë dhe japin propozime të cilat sipas tij nuk varen vetëm nga ata por nga shumica.

 DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEAR I LSDM-SË

“Nuk dua t’i komentoj ato që i thonë tani politikanët.Ne tani ndodhemi në kampanjën e zgjedhjeve të gjithë do të premtojnë premtime të caktuara, disa do të sygjerojnë propozime të cilat nuk varen vetëm nga ato, shembull nëse flitet për ndryshimin e kushtetutës ajo varet nga 2/3 e parlamentit. Në 80 ditët e ardhëshme do të ndëgjojmë shumë propozime, të cilat në fund të ditës më 8 maj qytetarët do të tregojnë se cilat janë propozimet që ata i duan”.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikollovski tha se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet me anë të zgjedhjeve të drejtpërdrejta dhe se çdo përpjekje për shkelje të demokracisë është përpjekje për ta lënë popullin jashtë procesit të vendim-marrjes.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, NËNKRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

 “Unë jam i vetëdijshëm se Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, të cilët sot e promovuan këtë ide, do të donin të sundonin përgjithmonë në një mënyrë që do të kishte një ndikim serioz partiak në zgjedhjen e qeverisë dhe presidentit të vendit, ky është një akt jodemokratik  dhe është një përpjekje për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin në Maqedoni”.

Ndërkaq nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi në konferencën e sotme tha se opozita shqiptare ka ra në kurth të BDI-së duke tentuar ta përvetësojë idenë e votimit të presidentit në kuvend sepse ai thotë se këtë ide BDI e kishte në programin zgjedhor që në vitin 2014, në  2016 dhe 2020 .

 ARBËR ADEMI, NËNKRYETAR I BDI-SË

“Këtë ide derivatet e BDI-së, të udhëhequr nga kryetari I shkarkuar I Aleancës nuk e kishin kuptuar kur e kanë lexuar paraprakisht një ditë përpara, fjalimin e Ali Ahmetit pasi që kishin arritur ta sigurojnë para kohe fjalimin e djeshëm të kryetarit tonë. Këtë ide Ali Ahmeti e shpalosi në kongresin e dytë zgjedhor të BDI-së në vitin 2009 në Shkup kur i numëroi 12 pozitat aso kohe të paaritshme për shqiptarët”.

Dy ditë më parë kandidati i opozitës shqiptare për president të shtetit, Arben Taravari në një deklaratë për media ka paraqitur tre pikat e tij nga programi për president të shtetit. Ai kërkoi që pakicat të futen në Kushtetutë, të hiqet 20% dhe presidenti të zgjidhet në Kuvend, dhe jo siç ka ndodhur deri tani, në zgjedhje me vota nga qytetarët. Gjithashtu edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti në konferencën e djeshme kërkoi nga qytetarët të qëndrojnë bashkë me ta dhe kërkesën e tyre që të ndryshohet kushtetuta dhe të zgjidhet presidenti dhe zëvendës presidenti i shtetit në Kuvend, përfshirjen e komunitetit bullgar dhe të tjerëve në kushtetutë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like