(VIDEO) VMRO-DPMNE i bëri thirrje Qeverisë që të rishikojë listën e produkteve me TVSH të rritur

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE thotë se pushteti i BDI-së dhe LSDMS-së është i dëmshëm për qytetarët, ekonominë dhe shtetin, pasi çdo ditë me këto dy parti është një tragji-komedi, dhe ngjarja e fundit sipas tyre, është rritja e TVSH-së për nga 5 në 10 për qind për mbi 400 produkte ushqimore. Ata i bënë thirrje Qeverisë që të mbajë seancë urgjente  që të korrigjojë listën dhe t’i kthejë të gjitha produktet që janë pjesë e përditshmërisë së qytetarëve me TVSH prej 5%.

Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-së

“Në kushtet e inflacionit më të lartë në dekadat e fundit, qeveria e rrit taksën me 100 për qind. Në listën e produkteve që nga sot do t’i nënshtrohen TVSH-së me 10 për qind në vend të 5%. Janë edhe produktet ushqimore me çmime të ngrira deri më 30 nëntor të këtij viti. Pra, në pak ditë ministrat ngrinë çmimet për të njëjtat produkte që janë produkte ushqimore bazë dhe njëkohësisht i futën në listën e produkteve luksoze”

Nga VMRO shtojnë se LSDM-së dhe BD-së u janë mbyllur sytë për pushtet dhe nuk shohin asgjë përveç përfitimeve të tyre, dhe se me këto ndryshime do t’i boshatisin xhepat e qytetarëve.

Bojan Stojanovski, deputet i VMRO-së

“U munduam që t’i bindim kelogët tanë deputetë të LSDM-së dhe BDI-së që të mos i mbështesin ndryshimet në ligjin për TVSH të propozuar nga Qeveria, por fatkeqësisht vullneti i tyre u rrëmbye nga pushteti ekzekutiv. Me ndryshimet e Ligjit pritet t’u merren qytetarëve  dhjetëra milionë euro përshkak të rritjes së TVSH-së për ushqimet”

Sipas VMRO-së, Qeveria ka shkatuar inflacion dyshifrorë gjatë këtyre dy viteve, i cili për produktet ushqimore  e kalon 30 përqindëshin dhe për disa produkte të tjera edhe 50 përqindëshin.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING



You may also like