(VIDEO) VMRO-DPMNE akuzon LSDM-në për keqpërdorimin e buxhetit të komunave

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Nga muaji mars deri në tetor 2021, komuna e Gazi Babës ka harxhuar 11 milion denarë për blerje të produkteve të njejta që janë paguar me dallim deri në 30 herë. Kështu akuzojnë nga VMRO për ish kryetarin e kësaj komunë që ishte nga radhët e LSDM-së. Sipas tyre, kryetarët e LSDM kanë pasur mënyrë idendetike të çmimeve të fryra nga buxheti i komunës.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-së

“Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet kompanisë Elektromikica dhe të komunës, nga kjo marrëvshje shohim se komuna  për kabllo 4×16 mm2 ka ofruar çmim të pabesueshëm 490 denarë, derisa i njejti kabllo, por me gjerësi të dyfisht, 4×35 mm2 ofrohet me çmim 60 denarë, por ky kabllo  ndoshta nuk është porositur asnjëherë”.

Mile Lefkov jep edhe shembuj të tjerë që sipas tij nga komuna janë paguar për produkte më voluminoze më pak para se sa për produkte më të vogla.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-së

“Në ofertën për prokurimin e shtyllave prej hekuri me dy faza, ku shtyllat prej 4.5 metër dhe 6 metër janë paguar nga 9 120 denarë, ndërsa shtylla më të mëdha prej 8 metra dhe 10 metra janë ofruar me çmim 360 denarë, kjo është një diferencë mbi 30 herë në favor të shtyllave më të vogla, për të cilat harxhohet dy herë më pak material. Llambat 70 vat të porositura nga komuna janë ofruar me çmimin 9450. denarë, ndërsa ato 100 vat janë ofruar me çmim prej 1.150 denarë”.

Shembuj të ngjajshëm, VMRO ka publikuar edhe nga komuna e Butelit dhe Kisella Vodës, ndërsa kanë thënë se do të vazhdojnë me publikimin e keqpërdorimit të buxhetit të komunave nga kryetarët paraprak.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like