(VIDEO) VMRO dhe LSDM shkëmbejnë akuza për keqpërdorimin e mjeteve financiare

by admin
Spread the love

Shpenzimet e buxheteve përplasin përsëri partitë maqedonase VMRO-DPMNE dhe LSDM-në. Nga VMRO-ja opozitare akuzojnë pushtetin, pasi sipas tyre që nga nëntori,  LSDM dhe BDI e kanë ditur krizën dhe kanë shpenzuar mbi 2 milionë euro për luks. Ata përmes një komunikate shprehen se për vetëm pesë muaj ekzkutivi ka shpenzuar 300 mijë euro për lule, kafe dhe shërbime hoteliere.

VMRO-DPMNE

“Ministria e Artan Grubit shpenzoi 30 mijë euro për larjen e makinave, përditësimin e faqes, mbjellësit. Ministria e Punëve të Brendshme gjatë krizës ka blerë mobilie në vlerë prej 250.000 euro, ndërsa ministritë Mariçiq, Osmani dhe Nikollovski rreth 2.5 milionë denarë për larjen e veturave dhe mobilieve. Nuk ka asnjë institucion që nuk ka bërë shpenzime joproduktive në kohë krize. Derisa populli mezi ia del mbanë, qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në kohë krize shpenzoi 2.5 milionë euro vetëm për blerjen e veturave zyrtare me paratë e qytetarëve. Prandaj Maqedonia vetëm në tre vitet e fundit është borxhli për 2,2 miliardë euro shtesë borxh të ri, për të mbuluar ngritjen dhe luksin e qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së”.

Ata shtojnë se ky është rezultat i qeverisjes së papërgjegjshme dhe kriminale të LSDM dhe BDI-së, e cila tani administrohet nga Kovaçevski.

Nga LSDM nuk mungoi reagimi për akuzat e kundërshtarit të tyre. Nga atje thonë se përderisa Mickoski vepron si sheqtësues për standardin ekonomik të qytetarëve, kryetarët e VMRO-DPMNE po ziejnë buxhete komunale për punësime partiake.

LSDM

“Kryetari i komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, për punësim të përkohshëm në këtë komunë do të shpenzojë 12,2 milionë denarë ose 200.000 euro. Stefkovski do të shpenzojë 200.000 denarë ose mbi 3.000 euro për blerjen e pijeve të nxehta. Në kohën kur kryetarët e VMRO-DPMNE-së ankohen se nuk kanë para dhe shpallin një lloj radikalizimi,Stefkovski shpenzon mbi 200.000 euro për partizanizëm, që është dyfishi i kryetarit të komunës së Kisella Vodës, Gjorgjievski që do të shpenzojë 100.000 euro  për të strehuar stafin e partisë”.

Socialdemokratët thonë se krytetarët e kësaj partie në vend që të investojnë në projekte zhvillimore dhe në vend që t’i drejtojnë paratë në ndihmë të qytetarëve, në mënyrë të pamëshirshme po i shpenzojnë paratë komunale. Sipas tyre, VMRO-ja mbetet simboli i shpenzimit shpërdorues dhe kriminal të parasë publike.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like