(VIDEO) VMRO dhe LSDM akuzojnë njëra tjetrën për punën e komisionit të onkologjisë

by admin
Spread the love

VMRO dhe LSDM kanë akuzuar njëra tjetrën për mos miratimin e konkluzioneve të Komisionit parlamentar të themeluar për skandalin në onkologji.

Nga VMRO-DPMNEë theksojnë se nervozizmi në LSDM nga puna dhe konkluzionet e Komisionit Hetimor për skandalin e Klinikës së Onkologjisë, tregon se mafia kancerogjene është e lidhur ngushtë me pushtetin.

VMRO-DPMNE

“Fakti që LSDM dhe BDI po sabotojnë Komisionin Hetimor të Onkologjisë është dëshmi se po bëjnë gjithçka që të mos dihet e vërteta e këtij akti të neveritshëm dhe të mbrojnë stafin e tyre të përfshirë në skandalin e ‘Mishit të egër’.  Skandali ‘Mishi i egër’ hapi një dyshim të madh për shkatërrimin e ndërgjegjshëm të sistemit dhe rendit të klinikës së Onkologjisë për t’u pasuruar nga shpina e pacientëve më të sëmurë”.

Sipas  VMRO-së ky lloj bashibozuku shëndetësor,  ishte i mundur vetëm me dijeninë, miratimin apo pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të zyrtarëve më të lartë në institucione dhe në qeveri.

Po ashtu edhe LSDM e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se kanë ikur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Onkologjisë, sepse janë kapur në gënjeshtër, në tentativë për të gënjyer qytetarët, duke keqpërdorur komisionin. Nga LSDM thonë se kryetarja e komisionit, Rashela Mizrahi, lexoi konkluzionet e shkruara nga Pallati i Bardhë, pa koordinim, pa votim, pa konsideratë dhe e pezulloi komisionin dhe VMRO-DPMNE-ja iku gjithë ditën.

LSDM

“Në këtë mënyrë Mizrahi ka abuzuar drejtpërdrejt me pozitën e kryetarit të komisionit. Qëllimi i DPMNE-së, nuk është e vërteta, as hetimi, as pacientët e Onkologjisë, por vetëm qëllimet politike”.

Ata theksojnë se për shkak të keqpërdorimeve të tilla, Mizrahi duhet të japë dorëheqjen.

Një ditë më parë gjatë seancës së komisionit ku duhej të miratoheshin konkluzionet pati përplasje të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe pushtetit. Kryettarja e Komisionit tha se përgjegjësi duhet të ketë ish ministri venko Filipзe si dhe dy ish drejtorët e Onkologjisë dhe dy ish drejtorët e fondit shëndetësor. /SHENJA/

MARKETING



You may also like