(VIDEO) VMRO akuzon se REK Manastiri ka lidhur kontrata korruptive

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE  ka akuzuar se REK Manastiri  ka lidhur kontratë korruptive që peshon plot 7 milionë euro. Stevçe Antovski nga VMRO-DPMNE tha se për të njëjtin tender REK Manastiri këtë vit ka paguar 7 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.  Antovski deklaroi se energjetika e  Maqedonisë  e udhëhequr, siç tha ai,  nga matrica kriminale e LSDM-së dhe BDI-së, e cila me siguri po e çon shtetin në dezintegrim, po arrin fundin me mashtrime, reket dhe varfërim të madh të popullit maqedonas.

STEVÇE ANTOVSKI-VMRO DPMNE

“Dimrin e kaluar ne shpallëm krizë në sektorin energjetik e cila për shkak të injorancës, krimit, si dhe partizimit enorm të kompanive energjetike na kushtoi 171 milionë euro, mjete direkte nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, të cilat, janë transferuar në kompaninë shtetërore – Elektranat  e Maqedonisë. Sivjet situata është edhe më e keqe. Për më pak se një muaj u importua energji elektrike për rreth 20 milionë euro”.

Sipas Stevçe Antonovskit, gjendja në ELEM është alarmante. Ai tha se më datë 22.11.2022, në REK Manastir është lidhur një marrëveshje korruptive në vlerë prej 20 milionë eurove.

STEVÇE ANTOVSKI-VMRO DPMNE

“Në tenderin me një ofertues, “Markovski-Company”, e cila është kompania e preferuar e drejtorit Kovaçevski për kontrata private në katër sy, ka ofruar shumën e saktë – aq sa kishte planifikuar të shpenzonte REK Manastir”.

Antovski më tej pyet se si ka mundësi që REK Manastir për të njëjtin tender vitin e kaluar ka paguar 13 milionë euro, ndërsa këtë vit 20 milionë euro, apo 7 milionë euro më shumë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

You may also like