VIDEO/ Vllaznia feston ditëlindjen me fitore, mposht Egnatian kryesuese

by admin
Spread the love

Vllaznia triumfon ndaj Egnatias dhe konsolidon pozitat në zonën Play Off të renditjes. Shkodranët bëjnë edhe më të bukur festën e 105-vjetorit, ditëlindje që e festuan vetëm një ditë më parë, teksa këtë të shtunë ia dolën të mposhtin me rezultatin 2-1 Egnatian kryesuese.

Skuadra e drejtuar nga Qatip Osmani e nisi vrullshëm ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e tretë me anë të bekim Balajt, që u gjet në vendin e duhur për të devijuar në rrjetë një pasim të ardhur nga krahu i djathtë i sulmit. (VIDEO)

Egnatia riktheu baraspeshën në minutën e 27’, me mbrojtësin e majtë Edison Ndreca, që shënoi një gol spektakolar me një goditje potente, duke dërguar sferën në cepin e portës së Qarrit. (VIDEO)

Në pjesën e dytë shkodranët gjetën edhe golin e dytë me një goditje perfekte të Ildi Grudës (VIDEO), teksa më pas menaxhuan mirë lojën, duke marrë një tre pikësh me mjaft rëndësi.

Shkodranët nuk mposhteshin që prej 2 dhjetorit, pikërisht ndaj Egnatias në Rrogozhinë, teksa kompletuan kështu plot një fazë perfekte, me 7 fitore dhe dy barazime, që i kanë ngjitur në kuotën e 40 pikëve./ Super Sport


Top Channel

You may also like