(VIDEO) VLEN: Grubi dhe Bajrami po e kthejnë Çarshinë e Shkupit në vatër kumari

by admin
Spread the love

Reagimet për lojrat e fatit po vazhdojnë nga VLEN. Përfaqësuesi i kualicionit VLEN, Ardian Demiri, theksoi se Çarshia e Shkupit e cila është vatër kulturore, simbol i trashigimisë dhe i traditave të mira familjare, sot po rrezikon të kthehet në qendër kumari si dhe një qendër pasigurie për shkak të Artan Grupit dhe Përparim Bajramit. Ai theksoi se paratë, me shumën prej 46 milionë euro për katër vite  nga BDI po jepen për lojrat e fatit e jo për studentët, çerdhet e shumë gjëra të tjera.

ARDIAN DEMIRI, PËRFAQËSUES I VLEN

“Ndërkohë që po tentojnë të na mashtrojnë me gjoja planet për mbylljen e kazinove, kazinomenet të fshehur pas fasadës së flamurit europian janë duke instaluar kumarin në secilen shtëpi duke e bërë pjesë të kulturës tonë, pjesë të edukatës tonë, pjesë të mentalitetit tonë. Alarmi është ndezur, demontimi i këtij regjimi ka filluar dhe do të finalizohet në 24 prill dhe 8 maj.”

Përfaqësuesi i VLEN, publikisht I bëri thirrje të Artan Grubit dhe Përparim Bajrami, që, siç thonë ata, të kapen për dore dhe të dalin para popullit dhe në emër të kazinove të kërkojnë vota dhe mbështetjen e qytetarëve  në kohën e zgjedhjeve, pasi që kjo sipas VLEN, është momenti për të testuar mbështetjen ndaj politikës së tyre. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like