(VIDEO) Vjetërsohet “Tenderi” i speciales, shpëton ish ministrja e kulturës Kançeska

by admin
Spread the love

Për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është vjetërsuar edhe rasti “Tenderët” i prokurorisë speciale publike, në të cilin një nga të akuzuarit ishte edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska. Pas pesë vitesh gjykim, vitin e kaluar Gjykata Penale shpalli pafajësinë dhe kur rasti arriti në Gjykatën e Apelit, u konfirmuar vjetërsia.
“Është pranuar ankesa e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit (me pretendimin e parashkrimit) dhe me ankesë dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi lirues është ndryshuar në negativ”, thonë nga Apeli për “Fokus”.

Përndryshe, vitin e kaluar në maj, Kamçeska me aktgjykim të shkallës së parë u lirua nga akuza. Gjykatësi Osman Shabani në arsyetimin e aktgjykimit tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë fajësinë e të akuzuarve përtej dyshimit të arsyeshëm.

Rasti “Tenderë” është hapur nga PSP-ja, me të cilin ishte përgjegjës prokurori Stevço Donev, i cili tani është prokuror i lartë publik. Sipas aktakuzës, ish-ministrja është ndjekur penalisht për një tender të montuar me kompaninë “Beton Shtip”, i cili kapte vlerën e 1 milion eurove.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like