(VIDEO) Vendos Komisioni për Sëmundje Infektive: Nuk ka masa kundër KOVID-19

by admin
Spread the love




Nga Komisioni për Sëmundje Infektive në konferencën e sotme për media njoftojnë se nuk është e nevojshme të merren masa shtrenguese për mbrojte nga virusi Covid-19. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq tha se është konstatuar se edhe pse ka rritje të numrit të infektimeve, gjendja në spitale është stabile dhe se Maqedonia mbetët në zonën e gjelbër. Ai theksoi se sistemi shëndetësor ka kapacitet pë tu ofruar  sherbim pacientëve të infektuar.

ZËDHËNËS I KSI –SË ZLLATE MEHMEDOVIQ

“Nuk ka rritje të personave të hospitalizuar, kjo do të thotë se kapacitetet spitalore janë të mjaftueshme që t’i pranojnë të gjithë ata që kanë nevojë, për momentin sektori primar e ka barrën mbi përkujdesjen e pacientëve. Do të fillojnë me punë 5 kovid ambulanca në Shkup, ky është qyteti më i ngarkuar me të sëmurët nga Kovidi. Këto ambulanca do të hapen në 5 Poliklinikat më të mëdha në Shkup, në Idadija, Çair, Gjorçe Pçetrov, Jane Sandanski dhe Çento.

Mehmedoviq deklaroi se punojnë që të sigurojnë mjete, personel dhe kuadër për qytetet tjera  por fokusi qëndron fillimisht në qytetin e Shkupit pasi që ka më shumë të infektuar.

ZËDHËNËS I KSI –SË ZLLATE MEHMEDOVIQ

“Me kovid ambulanca të shpërndara do të përfshihet tërë qyteti dhe qytetarët do të mund të marrin edhe trajtim dhe përkujdesje që vlerësojmë se do ta lehtësojnë edhe barrën e mjekëve amë, por edhe shërbimet do t’i bëj për qytetarët më të kapshme”.

Mehmedoviq  tha se janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive vetëm 16 pacientë, 9 janë në ndihmë të oksigjenit. Sipas tij, nuk do të ketë masa shtesë të cilat i rekomandon KSI.

Medina Ajeti /SHENJA/


You may also like