(VIDEO) Vendi në krizë, LSDM dhe VMRO bëjnë “luftë deklaratash”

by admin
Spread the love

Partia në pushtet ka vlerësuar se njëqind ditët e para të mandatit të Qeverisë së re të udhëhequr nga LSDM-ja dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i kaloi në punë të përgjegjshme dhe tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike dhe energjetike.

Sipas LSDM-së, janë marrë masa në kohë dhe efikase për mbrojtjen e standardit të qytetarëve.

“Në javët e para e kemi rritur pagën minimale në 18.000 denarë dhe sipas afateve ligjore do të ketë rritje të pagave në të gjithë sektorët. Përmes dialogut social u dakorduam për një metodologji të re me të cilën pensionet nga shtatori do të rriten me përqindje rekord. Për t’u përballur me pasojat e krizës, siguruam mbështetje shtesë financiare prej 1.000 denarë për familjet e rrezikuara sociale dhe pensionistët për një periudhë tre mujore”, ka theksuar LSDM-ja.

Partia ka përmendur vendimin për të ulur akcizat dhe TVSH-në për derivatet e naftës dhe heqjen e TVSH-në për produktet bazë.

“Sot një familje mesatare kursen rreth 4000 denarë për shkak të uljes së shpenzimeve për ushqim, karburant dhe rrymë”, thekson LSDM-ja.

Në anën tjetër, VMRO-ja ka qëndrim krejt të kundërt duke theksuar se vendi gjendet në krizë të thellë.

Partia i ka propozuar Qeverisë një paketë propozimesh për të gjetur zgjidhje për problemet në të cilat ndodhet vendi. Këtu përfshihet formimi i katër ekipeve të ekspertëve në fushën e ekonomisë, politikës së jashtme, shëndetësisë dhe arsimit.

“Këto kuadro do të zgjidhnin problemet që shkaktohen kryesisht nga politikat e papërgjegjshme dhe të pamatura të kësajm nga pushteti apo nga paaftësia dhe amatorizmi i tyre. Prandaj lind nevoja për caktimin sa më të shpejtë të datës së zgjedhjeve të parakohshme, si rrugëdalje nga seria e krizave në të cilën ndodhet vendi”, vlerëson partia e drejtuar nga Hristijan Mickoski.

VMRO-ja thekson se nëse Kovaçevski nuk është ai që merr vendime të tilla në LSDM, atëherë janë të gatshëm të bisedojmë me ata që krijojnë politika në LSDM, qoftë ai Zaev apo Shekerinska. /SHENJA/

 

 

 

You may also like