(VIDEO) Velkovski: 270 fëmijë në listën e pritjes në çerdhet në Tetovë

by admin
Spread the love

Mbi 270 fëmijë në Komunën e Tetovës janë në listën e pritjes për përkujdesje në çerdhe, ndërsa në gjithë  territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në pritje janë mbi 5 000 fëmijë , deklaroi sot ministri teknik për punë dhe politikë sociale, Gjoko Velkovski, gjatë vizitës së tij në kopshtin e fëmijëve “Mlladost” në Tetovë.

GJOKO VELKOVSKI, MINISTËR TEKNIK PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

“Aktualisht në Maqedoni mbi 5000 fëmijë presin në listat e pritjes për pranim në kopshte. Në periudhën në vijim do të duhet të punohet për këtë çështje që të ketë përkujdesje për të gjithë fëmijët dhe këtu në Tetovë më duhet të them se vetëm në çerdhen ‘Mlladost’ të dhënat tregojnë se në listën e pritjes janë mbi 270 fëmijë. Duhet ta tejkalojmë këtë problem me ato objekte që po përgatiten në kuadër të komunës së Tetovës, që të mos ketë më fëmijë në listat e pritjes”.

Krahas ofrimit të kushteve të reja hapësinore dhe rritjes së kapaciteteve në kopshte thotë Velkovski  një problem kyç që duhet zgjidhur urgjentisht është pajisja me licenca për personat që presin prej vitesh t’i marrin ato.

GJOKO VELKOVSKI, MINISTËR TEKNIK PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

“Më duhet të theksoj se ajo që kam thënë tashmë për 6 javë si njeri dhe përcjellë si ministër, mbi të gjitha është konfirmuar nga vetë prania ime gjatë vizitave në terren në kopshtet e të gjithë vendit. Është problemi i kushteve hapësinore, problemi me personelin që është më i madhi dhe vazhdimisht theksohet nga drejtorët dhe njerëzit që punojnë në kopshte, por më e rëndësishmja është zgjidhja e problemit me licencat që nuk mund të merren nga personat që duhet të jenë në proces për punësim në vetë kopshtet e tyre”.

Velkovski njoftoi se së bashku me ekipin e tij dhe punonjësit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale janë duke punuar në përgatitjen e një analize të plotë për komunat në territorin e RMV-së për të parë sfidat me të cilat ballafaqohen çerdhet dhe përgatitjen e aktiviteteve programore për të cilat siç tha ai pas zgjedhjeve të fillohet me hapa të shpejtë për zgjidhjen e tyre. Medina Ajeti /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like