(VIDEO) Universitetet e Maqedonisë së Veriut renditen ndër më të dobëtit

by admin
Spread the love

Bie niveli i arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut. Sipas listës së Webometrics të Universiteteve Botërore, universiteti “Shën Kiril dhe Metodi” u rеndit më i mirë në vend, por u gjend në fund të listës botërore, i cili sipas renditjes së universiteteve të janarit është në vendin e 1.594, pra 100 pozita më poshtë krahasuar me renditjen e korrikut të 2021.

Vendin e dytë në vend e ka Universiteti “Goce Dellçev” nga Shtipi, i cili renditet në vendin e 3.711-të në mesin e universiteteve botërore, për dallim nga pozita e 3.153 që zinte në renditjen e gjashtë muaj më parë.  I treti në listë është Universiteti i Evropës Juglindore nga Tetova, i cili në janar të këtij viti është në vendin e 4.547-të, ndërsa vitin e kaluar në korrik ishte në pozitën e 4.094-të në renditjen botërore.

Vlerësimi i Universitetit Shtetëror të Tetovës është në pozitën e 4.610-të në renditjen e janarit të 2022, pozitë kjo që është për 135 vende më poshtë në dallim nga korriku i 2021. Universiteti i “Shën Kliment Ohridski” nga Manastiri, në janar të 2022 zuri vendin e 6.304-të, ndërsa në renditjen e mëprashme të Webometrics ishte në pozitën e 5.439-të, pra për 865 pozita më poshtë.

Universiteti Ballkanik u rendit në pozitën e 8.877, ndjekur nga Universiteti i kolegjit Amerikan, i cili radhitet në vendin e 12.017, dhe Universiteti “Nënë Tereza”, i cili renditet në vendin e 13.138, të listës botërore së Webometrics. Ndërsa, i fundit në radhitje është Universiteti Evropian i Maqedonisë së Veriut, i cili gjendet në vendin e 24.190 të listës botërore.

Përndryshe, në renditjen e fundit në mesin e 500 universiteteve më të mira të në botë radhiten Universiteti i Beogradit, si dhe institucionet kryesore të arsimit të lartë nga Republika Çeke, Polonia, Greqia, Sllovenia dhe vende të tjera në Evropën Juglindore dhe qendrore. Pozicionin e parë, si universiteti më i mirë në botë në janar 2022 renditet Universiteti i Harvardit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like