(VIDEO) Unifikohen pagat e profesorëve universitar, Kuvendi miratoi ndryshimet në ligjin për arsim të lartë

by admin
Spread the love

Kuvendi sot pasdite, me procedurë të shkurtuar, miratoi ligjin për plotësimet dhe ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë, pasi ishte shqyrtuar paraprakisht nga komisionet amë (për arsim, shkencë dhe sport) dhe Komisionin Legjislativ-Ligjor, ku nuk u miratuan amendamente dhe nuk pati propozime të mëtejshme për debat.  Deputeti Arbër Ademi bëri të ditur se ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë do të unifikojnë pagat e të gjitha universiteteve shtetërore, me çka do të arrihet harmonizimi i koeficientëve dhe statusi i njëjtë i të punësuarve në të gjitha universitetet.

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”,me të cilën pagat e punonjësve në këtë universitet u rritën për 22 %, sindikatat e pesë universiteteve publike – në Manastir, Tetovë, Shtip, “Shën Apostol Pavle” – Ohër dhe “Nënë Tereza” – Shkup kërkuan nga Kuvendi si themelues i tyre që të nënshkruajnë marrëveshjet e tyre kolektive që të mos jenë të diskriminuar dhe në pozitë të pabarabartë në raport me Universitetin e Shkupit. “Për shkak të vlerës së barabartë të koeficientit për pagesën e pagave të punonjësve në institucionet e arsimit të lartë publik nga llogaria buxhetore dhe për hir të zhvillimit të veprimtarisë së arsimit të lartë në vend, koeficientët janë harmonizuar me shtesat ligjore dhe të gjithë punonjësit. në institucionet e arsimit të lartë publik ligjërisht sillen në pozitë të barabartë – thuhet në arsyetim.

Me këto ndryshime ligjore pritet që edhe pagat e të punësuarve në pesë universitetet e tjera publike do të rriten për 22 %. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like