VIDEO/ Ulje e çmendur në pistën “Cristiano Ronaldo”. Aeroporti i Madeiras në Portugali, më i rrezikshmi në Europë

by admin
Spread the love

Aeroporti i Madeiras në Portugali, i cili mban emrin e Cristiano Ronaldos, është një nga pistat më të vështira për t’u ulur kryesisht për shkak të erërave shumë të forta që mbizotërojnë shumicën e ditëve.

Këtë e kanë kuptuar pasagjerët e avionit në videon e mëposhtme teksa pilotit i është dashur të kryejë manovra veçanërisht mjeshtërore në mënyrë që avioni të ulet i sigurt.

Aeroporti i Madeiras, i katërti më i ngarkuari në Portugali, është ndër më të famshmit në botë si për kushtet sfiduese për pilotët ashtu edhe për pistën e tij të vlerësuar me çmime.

Madeira ndodhet 400 km në veri të Ishujve Kanarie dhe 520 km në perëndim të Marokut në një pozicion që e bën atë të prekshëm ndaj kushteve të ndryshme klimatike.

Me “pamje” nga Atlantiku, është i prekshëm nga erërat e forta dhe nga dallohet për “zbritjen” nga malet. Nuk është rastësi që në serinë “Aeroportet më ekstreme” të “History Channel” ky aeroport i veçantë është cilësuar si i nënti më i rrezikshmi në botë dhe i treti më i rrezikshmi në Evropë.

Sipas faqeve të specializuara të internetit për çështjet e aviacionit, pilotët që do të fluturojnë drejt dhe nga aeroporti në fjalë, para se të marrin “dritën jeshile” për t’iu afruar “Cristiano Ronaldos” duhet t’i nënshtrohen trajnimit special në simulatorë.

You may also like