(VIDEO) Ulje dukshmërie në disa akte rrugore

by admin
Spread the love




Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa për shkak të mjegullës në disa akse rrugore ka ulje të dukshmërisë. Lidhja Auto Moto e Maqedonisë informoi se mjegull ka në rrugët Manastir – Prilep, Ohër – Strugë, Shkup – Kumanovë, Shkup – Veles, Veles – Katllanovë, Koçan – Shtip ku dukshmëria është nga 50 deri në 100 metra, ndërsa në Tetovë – Grupçin deri në 50 metra.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të qarkullimit, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Ndërkaq, Drejtoria për Punë hidrometeorologjike informoi se deri të dielën moti do të jetë stabil dhe I qetë. Të mërkurën dhe të premten do të fryjë erë e dobët nga drejtimi veriperëndimor.

Të mërkurën temperaturat do të lëvizin prej minimales -2 drejt maksimales 14 gradë, ndërsa në Shkup temperatura e mëngjesit pritet të jetë një, ndërkaq e ditës tetë grade celcius. /SHENJA/


You may also like