VIDEO/ U transferua në merkaton e janarit, futbollisti shqiptar gjen golin e parë në… Japoni

by admin
Spread the love

Qendërmbrojtësi shqiptar i Kosovës, Ibrahim Dresheviç, ka shënuar golin e parë me skuadrën e Machidas në elitën e futbollit të Japonisë, në triumfin 1-2 të arritur në transfertë ndaj skuadrës së Hokaido Consadole Saporo. 

Ky takim ishte i vlefshëm për javën e katërt të elitës së futbollit japonez, teksa skuadra e mbrojtësit 27-vjeçar kryeson me 10 pikë në katër sfida. Dresheviç tundi rrjetën me kokë në minutën e 66-të, duke ngritur shifrat në 0-2. 

bandicam 2024-03-16 20-26-56-857

Vlen të theksohet fakti se ai u transferua te skuadra japoneze në merkaton e janarit, nga turqit e Karagumruk. Me këtë të fundit në total numëroi 48 ndeshje në Superligën turke ku shënoi 1 gol si dhe regjistroi 1 asist.  

GOLI I DRESHEVIÇ: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

 

You may also like