Turma rreh për vdekje burrin me akuza blasfemie në Pakistan VIDEO

by admin
Spread the love

Një grup të rinjsh kanë rrahur për vdekje sot një burrë në Pakistan që akuzohej për blasfemi, megjithëse, mbahej në mbrojtje nga policia për parandalimin e ngjarjeve të ngjashme.

Qindra banorë bastisën stacionin e policisë ku mbahej viktima në qytezën e provincës  Punjab, 80 kilometra larg qendrës lindore të Lahore.

Tuma e zemëruar kishte plagosur oficerët dhe vandalizuar stacionin e policisë, para se te gjenin objektivin e tyre e ta rrihnin për vdekje, tha policia.

Oficerët thanë se viktima ishte në mes të të 30-ave dhe megjithëse raportohej si i besimit musliman, akuzohej se kishte përdhosur librin e shenjtë të Kuranit.

“Turma bastisi stacionin e policisë dhe rrahu për vdekje të akuzuarin”, tha zëdhënesi lokal Waqas Khalid për rrjetin AFP.

“Pasi e vranë ata tentuan të digjnin trupin,” shtoi ai, duke thënë se policia po punon për identifikimin e sulmuesve.

Video në rrjetet sociale tregonin qindra të rinj që rrethonin stacionin e policisë duke thyer dyer e dritare.

Raportimet nga vendi thonë se akuzat e blasfemisë përdoren shpesh në vend për hakmarrje personale, kryesisht ndaj minoriteteve.

Në dhjetor 2021 një menaxher fabrike nga Sri Lanka u rrah për vdekje në Pakistan pas akuzave të turmës për blasfemi ndërsa disa raste vdekjesh makabre para tij kanë pasur të njëjtën natyrë akuzash.

You may also like