(VIDEO) Truproja e Mickoskit ka sulmuar policët, ministri i VMRO-së premton zbardhje të rastit

by admin
Spread the love

Shefi i sigurimit të kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit ka sulmuar fizikisht policët. Në ditën e djeshme në mbrëmje, para kafenesë “Mosh”në Shkup, Ivica Bisovski, ka sulmuar një punonjës policie. Ndërkaq, pas kësaj ministri Teknik i Punëve të Brendshme nga radhët e VMRO-së, Pançe Toshkovski, ka reaguar në profilin e tij në Fejsbuk, duke dënuar incidentin.

 PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR TEKNIK I PUNËVE TË BRENDSHME

“Për ngjarjen e lartpërmendur është njoftuar menjëherë prokurori publik kompetent, i cili ka dhënë udhëzime sipas të cilave janë duke u vepruar. Kam kërkuar që shërbimet kompetente në ministri të veprojnë në mënyrë sa më profesionale dhe në përputhje me procedurat standarde të punës, të gjitha me qëllim zbardhjen sa më të shpejtë të këtij rasti dhe për rezultatin e veprimeve të ndërmarra do të njoftohet menjëherë publiku.”

Pas këtij incidenti ka reaguar edhe LSDM duke thënë se sulmi ndaj policisë është sulm ndaj shtetit.

LSDM

“Sulmi ndaj policisë, sulmi ndaj policëve është sulm ndaj shtetit. Fjala është për të njëjtin Ivica Bisovski, i cili gjatë pandemisë së Covid-it ka qenë së bashku me Mickoskin në palestër dhe më pas në një lokal në rrugën Boemska, edhe pse ishte e ndaluar. DPMNE tregon çdo ditë fytyrën e saj të vërtetë dhunuese dhe kriminale. Kanë mjaftuar vetëm disa ditë pas hyrjes në Qeverinë teknike. Ky skandal hap shumë dilema për rolin e Mickoskit dhe VMRO-së. Presim sqarim të situatës nga ministri Toshkovski dhe Hristijan Mickoski. Ky skandal duhet të zbardhet plotësisht”

Në njoftimin e LSDM-së thuhet se shefi i sigurimit të Mickoskit u përpoq të parandalonte një bastisje të policisë për drogën. Sipas LSDM-së, institucionet duhet të veprojnë dhe të gjithë ata që janë të përfshirët duhet të mbajnë përgjegjësi.

/SHENJA/

 

 

 

MARKETING



You may also like