VIDEO/ Tronditet Barcelona, katalanasit e Ksavit pësojnë gol në sekondën e 36-të

by admin
Spread the love

Nuk ka pushim për Barcelonën, që sonte në mbrëmje zbriti sërish në fushë, këtë herë në çerekfinalet e Kupës së Mbretit, në atë që mediat spanjolle e kanë etiketuar si “El Classico” e “Copa del Rey”.  

Kjo për vetë rekordin që mbajnë këto dy klube si më të titulluarat në këtë kompeticion me Barçën që ka fituar 31 herë dhe Bilbaon, 24 herë. 

Në këtë përballje duket se katalanasit u tronditën që nga tuneli, teksa vetëm 36 sekonda iu mjaftuan vendasve të Bilbaos për të gjetur golin e avantazhit me anë të Guruzetës. Një gol ky që shtangu Barcelonën e Ksavit!  

GOLI I SHËNUAR NGA ATLETIKO BILBAO NË SEKONDËN E 36-TË: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

You may also like