(VIDEO) Trençevska: Deri në fund të muajit do të merren masa konkrete për pensionistët

by admin
Spread the love

“Besoj se deri në fund të muajit do të kemi masa konkrete me të cilat do ta mbështesim standardin jetësor të pensionistëve, veçanërisht të pensionistëve me pension të ulët”, u shpreh Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. E  pyetur nëse do të negociojë sërish me pensionistët, ajo  tha  se raportin nga grupi punues e ka marrë sot në mëngjes dhe se do ta përcjellë në Qeveri për të vendosur se çfarë masash do të ndërmerren. Ajo gjithashtu përgenjështoi disa pohime nga pensionisët të cilët pretendojnë se kanë marrë rritje të pensioneve  prej vetëm 200 deri në 300 denarë.

JOVANKA TRENÇEVSKA,MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

“Nuk mund të jetë 200 apo 300 denarë,  sepse përqindja 5.3 është sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Supozoj se nga cila kuzhinë kanë dalë 6.8 për qind, sepse as unë dhe as ndonjë përfaqësues i Qeverisë nuk kemi deklaruar 6.8. Deklaratat e mia ishin nga 5 deri në 6 dhe rreth 6, por gjithmonë kam thënë se do të presim të dhënat nga Enti Shtetërorë i Statistikave”.

Ministrja Trençevska tha se është pikërishtë  institucioni që jep të dhënat për indeksin e mesatares së jetesës dhe për indeksin e pagës mesatare për rritjen e pagës mesatare.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë promovimit të protokollit për veprim me fëmijët me diabet në shkolla, në çerdhe dhe në çerdhe për fëmijë, ku morri pjesë në çerdhen “Rade Jovçevski Korçagin”.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like