(VIDEO) Tre kandidatë për president mblodhën nga 10 mijë nënshkrime

by admin
Spread the love

Gjithësej 3 kandidatë i kanë grumbulluar nënshkrimet e nenvojshme për president. Arben Taravari, kandidati i VLEN-it, një ditë më parë arriti të mbledh 10 000 nënshkrimet. Për këtë ai falenderoi mbështetesit e tij, përmes një statusi në facebook.

Arben Taravari, kandidat i VLEN-it

“Falemnderoj secilin nga ju që në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President! Le të jetë kjo fushatë e dedikuar e gjitha për Ju!”

Pos tij, edhe kandidati i partisë ZNAM Maksim Dimitrievski, mori nënshkriemt e nevojshme nga qytetarët.

Maksim Dimitrievski, kandidat i partis ZNAM

“Mbi 10 000 nënshkrime për kandidat për president. Falenderit për mbështetjen. Vazhdojmë së bashku deri në fitoren përfundimtare”.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror Zgjedhor deri të martën në orën 20:00, afër grumbullimit të numrit të nevojshëm është kandidatja e Levicës Biljana Vankovska, cila ka grumbulluar 7 876 nënshkrime, kurse po aq afër është edhe kandidati  i GROM-it Stevço Jakimovski me 6 676 nënshkrime. Kandidatët tjerë, ende nuk ju kanë afruar as numrit 1 000.  Velo Markovski ka grumbulluar gjithësej 924 nënshkrime, kurse kandidatja Mersiha Smailoviq mori 887 nënshkrime. Asnjë qytetarë ende nuk ka nënshkruar për kandidatin Tome Nikolloski.

Kandidati i parë që mblodhi 10 000 për tu kandiduar për të parin e  shtetit, ishte Bujar Osmani nga BDI. Kandidatët e paraqitur për të hyrë në garën e presidentit kanë kohë edhe rreth një javë për të mbledhur nënshkrimet. Ndërkaq, kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-së, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska do të kandidohen me nënshkrime deputetësh.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like