(VIDEO) Toshkovski: Ata që kanë mbushur 18 vite mund të fotografohen të shtunën pa termin

by admin
Spread the love

Gjendja e sigurisë në territorin e vendit është stabile, njoftoi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Ai iu bëri thirje të rinjëve që kanë mbushur  18 vjeç, ditën e nesërme t’i drejtohen punkteve në të gjithë vendin që të fotografohen për letërnjoftime të cilat, tha ai, do të shtypen brenda një kohe të arsyeshme dhe me to do të mund ta realizojnë  të drejtën e tyre të votës. Lidhur me dinamikën e prodhimit të dokumenteve personale, Toshkovski tha se aktualisht është duke u punuar me kapacitet të plotë.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR TEKNIK I PUNËVE TË BRENDSHME

“Lëshimi i pasaportave me procedurë të shpejtë bëhet prej pesë deri në shtatë ditë, ndërsa për procedurën e rregullt duhen rreth dy muaj. Të mos gënjejmë, këto janë kapacitetet”.

Toshkovski theksoi se të gjithë ata që janë fotografuar tani  për dokumente personale sipas procedurës së rregullt, të njejtat nuk do t’i kenë të gatshme deri në ditën e zgjedhjeve.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like