(VIDEO) “Tigrat” arrestojnë nipin e Ali Ahmetit

by admin
Spread the love

Pasi mbrëmë policia ndaloi Drin Ahmetin,  djalin e vëllait të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, sot nga  Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se ajo që është gjetur do të hetohet dhe nga kjo do të varet edhe rrjedha e procedurës.

PROKURORIA PUBLIKE

“Në varësi të fakteve që do të konstatohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”.

Mbrëmë forcat policore ”Tigrat”  kanë ndaluar Drin Ahmetin në veturën e të cilit, të markës Range Rover, në bagazhin e tij janë gjetur 749 copë lëndë piroteknike të llojeve të ndryshme. “Në Shkup janë sekuestruar 749 mjete piroteknike dhe një person është arrestuar. Në ora 19:50 në rrugën “Samuilova” në Shkup, punonjësit e policisë kanë ndaluar automjetin e pasagjerëve “Range Rover” me targa të Shqipërisë, i drejtuar nga D.A. (25) nga fshati Zajas i Kërçovës dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit do t’i dorëzohet parashtresa përkatëse”, thuhej mbrëmë në komunikatën e MPB-së.

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti akuzohet nga kundërshtarët plitikë se e për një kohë të shkurtër e shndërroi nipin e vet në biznesmen të madh, duke u bërë edhe  menaxher i qendrës së biznesit “Soravia” në Shkup.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like