(VIDEO) Tetova, Kumanova dhe Gostivari kryesojnë me numrin e të papunëve

by admin
Spread the love

Të dhënat e agjencisë për punësim tregojnë se në Maqedoninë e Veriut ka 94 708 të papunë, ndërsa për momentin ka 10 603 vende të lira pune. Rajoni me më shumë të papunë është rajoni i Rajoni Shkupit me plot 21 656 të papunë i ndjekur nga rajoni i Pollogut me 21 088 të papunë, raporton SHENJA.
Ndërkaq komunat më më shumë të papunë janë komuna e Tetovës, Komuna e Kumanovës dhe Komuna e Gostivarit.

Sipas të dhënave të Agjencisë në rajonin e Vardarit ka 6 587 të papunë. Më shumë të papunë në këtë rajon ka në komunën e Velesit, gjithsej  2 562, pastaj vjen komuna e Kavadarit me 1 277 të papunë.

RAJONI I  VARDARIT                      6 587 të papunë

Komunën e Velesit                          2 562  të papunë

Komuna e Kavadarit                        1 277 të papunë

Në rajonin e lindjes ka  7 949 të papunë. Komuna me më shumë të papunë në këtë rajon është Komuna e Shtipit me  2 486 të papunë, e ndjekur nga Komuna e Koçanit me  1 630 të papunë.

RAJONI I LINDJES             7 949 të papunë

Komuna e Shtipit              2 486 të papunë

Komuna e  Koçanit           1 630 të papunë

Rajoni Jug -Perëndimor  sipas të dhënave të Agjencisë për punësim ka gati dyfish më shumë të papunë se Rajoni i Vardarit. Në këtë rajon ka 11 600 të papunë. Në komunën e Kërзovës, e cila kryeson me listën e të papunëve në këtë rajon ka 2 967 të papunë. Pastaj vjen Komuna e Strugës me 2 639  të papunë.

RAJONI JUG -PERËNDIMOR         11 600 të papunë

Komuna e Kërçovës                          2 967 të papunë

Komuna e Strugës                             2 639  të papunë

Në Rajonin jug-lindor  ka 8 332 të papunë, ku vetëm në Komunën e Strumicës ka  3 068  të papunë, pasuar nga  Komuna e Radovishit me 1 776 të papunë.

RAJONI JUGLINDOR                       8 332 të papunë

Komuna e Strumicës                        3 068  të papunë

Komuna e Radovishit                       1 776 të papunë

 

Sipas të dhënave të Agjencisë për Punësim Rajoni i Pellagonisë  ka 12 605 të papunë.  Kryeson Komuna e Prilepit me 4 596  të papunë, e ndjekur nga komuna e Manastirit me 3 800 të papunë

RAJONI I PELLAGONISË                 12 605 të papunë

Komuna e Prilepit                             4 596  të papunë

Komuna e Manastirit                       3 800 të papunë

 

Numri i të papunëve në Rajonin e Pollogut është afërsisht i barabartë me numrin e të papunëve që ka në tri rajone bashkë, atë të Vardarit, Lindjes dhe Jug lindorit.  Të dhënat e agjencisë tregojnë se në rajonin e Pollogut ka 21 080 të papunë, ku vetëm në Komunën e Tetovës ka 7 160 të papunë, shihër kjo që është më e lartë sesa numri i të papunëve në rajonin e Vardarit. Numër të lartë të papunëve ka edhe në Komunën e Gostivarit, 6 063 të papunë.

RAJONI I POLLOGUT                      21 080 të papunë

Komuna e Tetovës                           7 160 të papunë

Komuna e Gostivarit                       6 063 të papunë

 

Në rajonin Rajoni Veri-lindor  ka 13 231 të papunë, ku më shumë se gjysma e tyre gjenden në Komunën e Kumanovës, plot  7 006 të papunë. E dyta në listë për nga numri më i madh i të papunëve vjen Komuna e Likovës  me 3 591 të papunë.

RAJONI VERI-LINDOR                    13 231 të papunë

Komuna e Kumanovës                    7 006 të papunë

komuna e Likovës                            3 591 të papunë

Rajoni që kryeson me numrin më të madh të të papunëve është Rajoni I Shkupit, rajon ky është eshte edhe më I populluar me njerëz. Të dhënat e agjencisë tregojnë se në rajonin e Shkupit ka 21 656 të papunë. Komuna me më shumë të papunë është Komuna e Çairit me 4 006 të papunë. Pas saj vijnë Komuna e Shutkës me 2 831 të papunë dhe Komuna e Sarajit me 2 523 të papunë.

RAJONI I SHKUPIT                          21 656 të papunë

Komuna e Çairit                                4 006 të papunë

Komuna e Shutkës                            2 831 të papunë

Komuna e Sarajit                              2 523 të papunë

Ndërkaq,  Qeveria e ka rritur kuotën e punëtorëve të huaj nga 5 000 në 7 000. Më shumë të huaj që punojnë në Maqedoni janë nga Turqia, më pas nga rajoni Serbia, Kosova dhe Shqipëria. Ka edhe emigrantë nga Lindja e Largët. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, këtë vit për të huajt janë dhënë 4 794 leje pune nga 5 307 kërkesa. Ata punojnë kryesisht si drejtues, pasuar nga ndërtuesit, marangozët, elektricistë dhe punëtorët e armaturës. Shumica e të huajve punojnë në Shkup, pastaj Manastir, Tetovë, Kumanovë dhe Ohër.

Anila Limani /SHENJA/

MARKETING



You may also like