(VIDEO) “Technoalpin”, planifikon të investojë 186 milionë euro në Kodrën e Diellit

by admin
Spread the love

Qeveria e RMV-së sot miratoi vendimin për dhënien e statusit të investitorit strategjik për Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit”, subjektit investues “TechnoAlpin”, ka njoftuar drejtori i ELEM TURS, Adem Avziu, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai tha se është jashtëzakonisht i lumtur që TechnoAlpin, si një lider botëror për prodhimin dhe instalimin e sistemeve të borës artificiale për vendskijime dhe si ekspert i mirënjohur në planifikimin dhe projektimin e terreneve dhe zonave të skijimit në resorte të ndryshme botërore, më në fund ka marrë statusin e investitorit strategjik me një plan ambicioz zhvillimi të Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” për të modernizuar zonën aktuale të skijimit dhe për të optimizimuar infrastrukturën parësore të nevojshme për zhvillimin e Kodrës së Diellit.

ADEM AVZIU, DREJTORI I ELEM TURS

“Bëhet fjalë për investim total prej 186 milionë euro, që do të realizohet në 6 faza investimi, duke filluar nga viti 2023.Në fazën e parë të investimit, që do të implementohet në periudhën 2023-2028 me një shumë investimi prej 55,117,000.00 euro, do të realizohet: Investim në vendosjen e dy teleferikëve të rinj me 6/8 ulëse, Dy shtigje të reja skijimi, Instalim i sistemeve për borë artificiale, Adventure Park, kënd lojërash, hapësirë për rekreacion dhe relaksim”.

Avziu tha se me këtë dëshmohet se puna e viteve të fundit ka dhënë rezultate reale duke krijuar kushte reale për investitorët e huaj duke impaktuar drejtpërdrejtë në krijimin e një baze të fuqishme për rritje ekonomike, zhvillim të qëndrueshëm dhe garancë për vende të reja pune.

Në kuadër të këtij investimi do të bëhen edhe: Parking i ri i asfaltuar me hapësirë për parkim të 600 veturave, ndërtimin e rrugëve të reja qasëse, Ndërtimi i dy hoteleve të reja, të kategorisë me 4* dhe Investim në dy mjete të reja për rregullimin e shtigjeve të skijimit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

You may also like