(VIDEO) Të punësuarit e fondit hynë në grevë, qytetarët e pësojnë

by admin
Spread the love

Të punësuarit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore sot kanë dalë në grevë për shkak të uljes së paralajmëruar të pagave për 21%, ndërsa në sportelet për raste urgjente punon vetëm një punëtor dhe ai për personat e mitur që duhet të sigurohen, për rastet për mjekim urgjent jashtë vendit apo për pacientë të shtruar në spital. Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve nga Аdministrata, Аutoritetet Gjyqësore dhe Shoqatat e Qytetarëve, Tërpe Deanoski tha se kërkesa e qeverisë për ulje të pagave të punëtorëve, ka shkaktuar revoltë të madhe tek ata.

TËPRE DEANOSKI, KRYETAR I SINDIKATËS SË  PUNËTORËVE NGA ADMINISTRATA, AUTORITETET GJYQËSORE DHE SHOQATAT E QYTETARËVE

“Revolta mes punonjësve është e madhe. Në grevë janë edhe ata që janë në sindikata të tjera. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm që pagat tona të mbeten në të njëjtin nivel si në dhjetor. Greva nuk do të ndalet, edhe me çmimin e mos marrjes së pagës, siç është tani. Aktualisht punonjësit e fondit për sigurim shëndetësor nuk kanë rroga”.

Kryetar i Organizatës Sindikale të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore Branko Axhigogov tha se qytetarët do të kenë receta dhe udhëzime, por nuk do të ketë paga në shëndetësinë publike.

BRANKO AXHIGOGOV KRYETAR I ORGANIZATËS SINDIKALE TË FONDIT TË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE

“Deri më tani nuk është raportuar asnjë incident apo problem, qytetarët janë të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhemi. Ne morëm mbështetje nga të gjitha sindikatat e shëndetësisë. Do të kryhen vetëm detyrat e nevojshme të punës, si regjistrimi i një të mituri si anëtar sigurimi, rregullimi i sigurimit për një person të shtruar në spital dhe trajtimi jashtë vendit për raste urgjente”.

Nga ana tjetër qytetarët e revoltuar para dyerve të fondit të sigurimeve shëndetësore deklarojnë se po kërkojnë shërbime për të cilat fondi ka njoftuar se do t’i ofrojë gjatë grevës, por për të njejtat po refuzohen nga ana e të punësuarve në FSSH.

QYTETARE

“Kam ardhur ta transferojë vajzën në sigurim tek unë sepse vendi ku punon burri im nuk I kanë paguar kontributet dhe nuk kanë sigurim, vajzën po e dërgoj në kontrolle, këtu shkruan që do të pranohen sigurimet e fëmijëve të mitur por nuk po më pranojnë. Nuk di çfarë të them, më keq se kaq nuk ka”.

QYTETAR

“Nuk më pranuan, un jam për të paraqitur foshnjën e posalindur, ja shkruan këtu por mi kthyen dokumentet, nuk më pranuan”.

Qytetarët thonë se pavarësisht interesave të punëtorëve të FSSH populli duhet të mjekohet dhe doemos duhet tu kryhen shërbimet që janë të lidhura direkt me këtë pjesë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like