(VIDEO) Të dërguarit e Borrellit vizitojnë Shkupin: Duhet punuar fort në rrugën e BE-së

by admin
Spread the love

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot zhvilloi  takim me Alexander Schallenberg, Ministër për Çështje Evropiane i Austrisë, Jan Lipavski, Ministër i Punëve të Jashtme të Çekisë dhe Miroslav Wlachovský, Ministër i Jashtëm dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë. Osmani në konferencë për media tha se kjo vizitë nënkupton një mbështetje të fortë parimore të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivës së saj evropiane.

BUJAR OSMANI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I MAQEDONISË SË VERIUT

“Nga njëra anë, negociatat filluan, skriningu u krye me sukses disa muaj para hapjes së grupeve dhe kapitujve. Por për herë të parë na është dhënë çelësi  t’i zhbllokojmë vetë kapitujt dhe grupimet dhe të vazhdojmë me sukses procesin negociator”.

Shefi i diplomacisë austriake Alexander Schallenberg tha se nëse nuk i pranon ndryshimet kushtetuese dhe nuk vazhdon të shkojë drejt rrugës evropiane, Maqedonia e Veriut përballet me rrezikun e izolimit.

ALEXANDER SCHALLENBERG, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I AUSTRISË

“Pasi të fillojnë negociatat, është një proces i pakthyeshëm. Vendi ka pritur 18 vjet që të vijë ky moment. Tani ju takon juve të përfitoni nga ky moment. Duhet të jetë politikisht përgjegjës dhe mbi të gjitha të ketë interesa kombëtare”.

Ministri çek Jan Lipavski tha se e kupton se situata me miratimin e amendamenteve kushtetuese është e vështirë, por shpreson se do të tejkalohet me negociata.

JAN LIPAVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I ÇEKISË

“Unë gjithmonë them, NATO garanton sigurinë dhe BE garanton prosperitet. Natyrisht, ne tashmë e konsiderojmë Maqedoninë e Veriut pjesë të familjes evropiane, procesi vetëm duhet të përfundojë. Ju jeni 100 për qind në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së “.

Ministri sllovak Miroslav Vlahovski shpreson se Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së deri në vitin 2030.

MIROSLAV VLAHOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME I SLLOVAKISË

“Tani duhet të bëheni lider, lokomotiva që do ta çojë procesin përpara, të bëheni shembull që duhet ndjekur dhe shpresoj që kjo detyrë të përfundojë deri në vitin 2030. Ne dëshirojmë që ju të bëheni edhe një herë lideri i Ballkanit në integrimet evropiane si dy dekada më parë”.

Ministrat e Punëve të Jashtme të Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë pasdite do të mbajnë konferencë për media në Delegacionin e BE-së në Shkup.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like