(VIDEO) Taravari për Selën: Nëse dilni vetëm në zgjedhje unë ua nënshkruaj listat!

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka deklaruar sot se e fton krahun e Ziadin Selës që nëse duan të dalin vetë në zgjedhje, ai do t’i nënshkruaj listat. Taravari theksoi se në fund është populli ai që vendos se kush ka vlerë më shumë.

ARBEN TARAVARI, KRYETAR I ALENACËS PËR SHQIPTARËT MK

“Unë ju thash, nuk do të doja të jetë shkak ajo që vulat nuk janë tek ata. Unë mundem, deklaroj, I qëndroj pas asaj dhe I ftoj që nëse duan të dalin vetë në zgjedhje, le të mi sjellin vetëm listat, unë  do ti nënshkruaj. Nuk ka asnjë problem që të dalin vetëm. Në fund të fundit qytetari, sovrani është ai që tregon se cili dhe sa vlerë ka”.

Taravari tha se nuk dëshiron që bashkëpartiakët e tij të jenë në listë të njejtë me Menduh Thaçin dhe Ali Ahmetin.

Deri më tani akoma nuk është konfirmuar zyrtarisht nga krahu i Ziadin Selës se a do t’i bashkohen Frontit Europian, i cili drejtohet nga BDI-ja. Sela në deklaratat e mëparshme kishte thënë se krahu i tij ka një qëllim dhe do të shkojnë të vetëm në zgjedhje.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like