(VIDEO) Taravari: Do ta shqyrtonim një ofertë të mundshme për të hyrë në Qeveri

by admin
Spread the love

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se nëse ka ndonjë ofertë për t’u bërë pjesë e Qeverisë, do ta shqyrtojnë atë. Në pyetjen e gazetarëve nëse ASH po kushtëzon votimin e  ndryshimeve kushtetuese me shkuarjen e saj në Qeveri, Taravari u përgjigj se ende nuk kanë një ofertë të tillë.

Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së

“Nuk kemi ashtu diçka, nuk kemi biseduar,  ne jemi fokusuar tash në riorganizimin e partisë. Më shumë jemi në terren duke biseduar, duke dëgjuar aktivistët dhe ato të cilët janë simpatizues të ASH-së. Temën për kushtëzime nuk e kemi biseduar për të hyrë apo për të dalë, ne nuk kemi qenë në qeveri, as që e kemi menduar. Por, do shohim, do ta shqyrtojmë nëse ka ofertë të atillë, por tash për tash nuk ka gjë të tillë”.

Ndërsa i pyetur për të komentuar zhvillimet në BDI, Arben Taravari theksoi ka nisur shpërbërja e kësaj partie.

Arben Taravari, u.d. kryetar i ASH-së

 “Unë deri dje kam menduar se është episodi i ardhshëm i një filmi të parë, por mendoj se është më e thellë sesa kaq. Nuk duam të komentojmë zhvillimet në parti të tejra politike, por mendoj se dalë-ngadalë po ndodh shpërbërja e BDI-së, po do ta shohim, t’ia lejmë kohës e cila do ti tregojë të gjitha ngjarjet deri në fund”.

Më 17 shtator në Kuvendin Qendror, Arben Taravari u zgjodh ushtrues detyre për kryetar të ASH-së, ndërsa në Kongresin e partisë që do të mbahet në muajin dhjetor, pritet të zgjidhet kryetari i ri. Këto zhvillime pasuan pas dorëheqjes së kryetarit Ziadin Sela, për shkak të rezultateve zgjedhore në Tetovë, për këshilltarë komunal. Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like