(VIDEO) Takimi i liderëve, kryeministri pret që ai të jetë konstruktiv

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, pret që të ketë takim liderësh konstruktiv. Sipas tij,  është mënyra se si funksionon një shtet demokratik, ku të gjithë që marrin pjesë në një garë, duhet ta marrin fjalën për mënyrën se si organizohet gara.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Takim liderësh i suksesshëm do të thotë që partitë politike do të ulen në tavolinë,  se nuk do të ketë shantazhe nga një parti politike tek të tjerat. Arritja e marrëveshjes do të thotë se do të kemi mbajtje të zgjedhjeve në pajtim me Kodin Zgjedhor përgjithësisht të pranueshëm, në të cilin janë të përfshira rekomandimet e OSBE-ODHR, mbjatja e zgjedhjeve në datë, që siguron edhe zgjedhje parlamentare edhe presidenciale në terminin e tyre të rregullt, që nuk do të kenë harxhim shtesë dhe mundim shtesë për qytetarët”.

Kovaçevski përsëriti që periudha më e përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve mbetet maji.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Maji jep mundësi për mbajtje të zgjedhjeve parlamentare pastaj edhe presidenciale por të marrin parasysh edhe faktin që në prill është Ramzani dhe në fillim të majit janë Pashkët. Këto do të jenë zgjedhjet e para parlamentare të rregullta që nga viti 2006, sepse deri tani të gjitha zgjedhjet parlamentare kanë qenë të jashtëzakonshme”.

Për Qeverinë teknike, ai shtoi se ka qëndrime të ndryshme.

Takimi i liderëve u inicua nga VMRO-DPMNE-ja dhe më pas u pranua edhe nga pushteti. Ky takim është caktuar që të mbahet në kuvend të hënën në mesditë, ku në fokus të bisedimeve do të jetë tema e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like