(VIDEO) Takimi Ahmeti-Aliu: Rruga Tetovë-Prizren të nisë sa më shpejtë

by admin
Spread the love

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti  sot në Tetovë ka pritur në takim ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliun. Ahmeti tha se në këtë  takim janë këmbyer mendime dhe janë bërë vlerësime se si të ecën punët më mirë për të dyja vendet. Por, në kuadër të kësaj vizite, lideri i BDI-së theksoi  se ju kushtua rëndësi edhe rrugës Tetovë-Prizren.

ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Rrugët lehtësojnë qarkullimin, qarkullimi mundëson ekonomi më të zhvilluar më të përparuar dhe besoj që ekipet ndërqeveritare merren seriozisht dhe aktivisht me këtë çështje që projektimi të mbyllet sa më shpejt dhe fillimi të ndodh në kohë sa më të afërt”.

Ndërkaq, ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, tha se ky takim vjen me kërkesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për bashkëpunimin e të dyja vendeve dhe më konkretisht për hapat e mëtejmë të realizimit që që lidh Tetovën dhe Prizrenin.

LIBURN ALIU-MINISTËR I INFRASTRUKTURËS SË KOSOVËS

“Kjo është rrugë që ka ndikim jashtëzakonisht të madh ekonomik  për të dyja vendet. Dua të përkujtojë që kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga RMV, jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe të kalohet në fazën e realizimit të plotë të këtij projekti”.

Aliu falënderoi për pritjen kryetrarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe tha që shpreson që sa më shpejt të ketë rezultate nga bashkëpunimi mes të dyja vendeve.

Përndryshe, kjo vizitë e ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, vjen pas disa ditëve të vizitës së  kryeministrit  të Kosovës, Albin Kurti, i cili me ftesë  të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe kryetarit të komunës së Çairit, Visar Ganiu, qëndroi në Maqedoninë e Veriut. Kurti së bashku me krerët opozitarë në vend vizituan fshatin Vicë dhe premtuan për hapjen e të njëjtit kufi.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING




You may also like