VIDEO/ Surpriza Bolonja e nis keq vitin 2024 në Serinë A, e ndal Xhenoa e Ekuban

by admin
Spread the love

Skuadra e Bolonjës është konfirmuar deri tani në Serinë A si surpriza e vërtetë e këtij sezoni. Por ekipi i drejtuar nga Tiago Mota e ka mbyllur keq vitin 2023 dhe e ka nisur po keq atë 2024.

Nëse në ndeshjen e fundit të dhjetorit u mund nga Udineze, sot skuadra e Bolonjës ka barazuar në shtëpi përballë Xhenoas. Në një ndeshje ku në fakt ishte pikërisht ekipi vendas që dominoi sfidën, duke krijuar më shumë lojë e raste, miqtë gjetën golin me një goditje dënimi të Gudmundson në fundin e pjesës së parë.

Për Bolonjën u bë gjithçka e vështirë dhe vetëm në ekstremin e sfidës, në minutën e 5-të shtesë, ia doli të barazonte me De Silvestrin për të marrë të paktën një pikë, që e mban për momentin në vendin e pestë në klasifikimin e kampionatit.

GOLI I GUDMUNDSON (VIDEO)

GOLI I DE SILVESTRI (VIDEO)

sdffsdsdfsdfsddfssdf

PANORAMASPORT.AL

You may also like