VIDEO/ Studenti i juridikut nga divizioni i katërt rrëzoi Ajaksin, shokët e dhomës fituan mijëra euro nga bastet që kishin vënë për suksesin e tij

by admin
Spread the love

Lojtarët e divizionit të katërt holandez USV Herkules bënë bujë të madhe  të enjten duke eliminuar Ajaksin në fazën e 1/16 të Kupës së Holandës dhe një nga heronjtë në fitoren 3-2 ishte autori i dy golave Tim Pieters. Përveçse u bë një yll brenda natës, studenti 22-vjeçar i drejtësisë u solli shumë para edhe shokëve me të cilët ndan shtëpinë që kanë marrë me qera.

Sulmuesi jeton me 12 shokë të tjerë të shtëpisë dhe të gjithë kishin vënë bast që Pieters do të shënonte dhe Herkules do të mundte Ajaksin. Kuota ishte 751 dhe secili prej tyre investoi 15 euro. Secili fitoi 11.265 euro, që është gjithsej 150.000 euro.

“Do të jetë një pushim i bukur”, thanë djemtë, të cilët do të duhet të lënë mënjanë një pjesë të parave nga fitimet për Mats Grotenbreg, i cili shënoi në minutën e tretë shtesë dukei dhënë fitoren 3-2 Herkules.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 16-të me golin e Pieters dhe avokati i ardhshëm shënoi edhe në minutën e 66-të për të shënuar 2-0. Ajaksi u rikthye me golat e Brian Brobej (83′) dhe Çuba Akpom (89′). Por në kohën shtesë  Grotenbreg shënoi dhe gjithçka u mbyll në shifrat  e bujshme 3-2 për vendasit.

Përmbledhja e ndeshjes USV Herkules-Ajaks 3-2  (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

You may also like