Video spektakolare e ndjekjes së motoçikletës nga policia në Brazil shtang shikuesit deri në fundin dramatik (fotot)

by admin
Spread the love

Një ndjekje emocionuese motoçikletash mes rrugëve të ngushta të një qyteze braziliane ka lënë shikuesit të shtangur, deri në fundin e saj dramatik.

Megjithse nuk kemi të bëjmë me një film të Hollywood pamjet e publikuara së fundmi nga autoritetet janë të mbushura me ‘aksion’ dhe aftësi të rralla nga të dyja palët e përfshira.

Ndjekja e pabesueshme ndodhi në rrugët e Osasco, pranë Sao Paulo në 2021, dhe u regjistrua nga kamera trupore e oficerit të policisë në motoçikletë.

I ndjekuri drejtonte një motor 300 kubik Honda XRE me një pasagjere në sediljen e pasme, teksa përpiqej t’i largohej oficerit që e ndiqte nga afër.

Video gjashtë minutëshe tregon sesi ata i shmangen nga afër veturave, një tjetër makine policie e madje dhe një palë shkallëve në rrugë, në ndjekjen me kthesa të forta dhe kërcime mbi gungat e ndalimit të shpejtësisë.

Megjithë rrezikun, polici tregon që nuk i ndahet dyshes në motor, aq sa dhe të larguarit habiteshin kur kthenin kohën herë pas here dhe e shihnin policin përsëri prapa tyre.

Ndjekja përfundon me të larguarit që rrëzohet në një rrugë këmbësorësh, ku më pas heq kokoren e tij dhe dorëzohet.

Pamjet kanë marrë miliona shikime në rrjet dhe shikuesit sugjeronin se duhet të merret si shembull për filmat e aksionit.

“Të dy drejtues të pabesueshëm, por besoj se polici kishte një motoçikletë më të fuqishme”, shkruante një prej përdoruesve.

“Kjo i bën ndjekjet e Hollywood apo të video ‘game’ të duken si një shaka!’, shkruante një tjetër.