VIDEO/ Spektakël me shtatë gola në “Old Trafford”, Manchester United eliminon nga FA Cup Liverpool pas 120 minutash lojë

by admin
Spread the love

Një ndeshje fantastike dhe dramatike është luajtur ditën e dielë në “Old Trafford” për biletën e gjysmëfinales së FA Cup, ku Manchester United ka triumfuar pas 120 minutash lojë me rezultatin 4-3 kundër Liverpool.

Fillimisht në avantazh kaloi United, ku McTominay shënoi në minutën e 10’. Por që në pjesën e parë, Liverpool arriti të përmbyste shifrat në 1-2 falë golave të Mac Allister dhe Salah, në minutën e 44’ dhe 47’.

Në pjesën e dytë, Antony arriti të dërgonte ndeshjen në shtesa, pasi braziliani barazoi rezultatin në minutën e 87’ në 2-2.

Gjatë shtesave, Liverpool shënon në minutën e 105’ me Elliot duke marrë kështu epërsinë. Por “Djajtë” nuk u dorëzuan, pasi gjetën barazimin 3-3 me Rashford në miunutën e 112’, ndërsa golin e fitores e shënuan në çastet e fundit, në minutën e 121’ me anë të Diallo, duke eliminuar kështu Liverpool dhe duke kaluar në gjysmëfinalen e FA Cup./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

You may also like