(VIDEO) Specializantët privat kërkojnë që paga e tyre të jetë sa paga mesatare

by admin
Spread the love

Shoqata e mjekëve specializant privat kërkon rritje të pagave pasi ndihen të nënvlerësuar nga shuma 26.000 denarë që marrin me të cilën nuk munden t’i mbulojnë as shpenzimet elementare të jetesës. Ata kërkojnë rritje të menjëhershme të kompensimit të specialistëve privat sipas pagës mesatare të Maqedonisë së Veriut prej 39.998 denarë si dhe zgjidhje të përhershme të statusit të punësimit të tyre ashtu siç u është premtuar nga Ministria e Shëndetësisë.

SHOQATA E MJEKËVE SPECIALIZANT PRIVAT

Kërkojmë që të mos harrohet një grup i konsiderueshëm prej mbi 300 mjekësh – specialistë privatë, të cilët punojnë krah për krah me kolegët e tyre çdo ditë për vetëm 26.000 denarë.Theksojmë që asnjë rritje e pagave deri më tani nuk e ka perfshirë këtë grup të mjekëve, të cilët ende nuk kanë as sigurim pensional dhe të gjitha paralajmerimet për transformimin e punës janë hedhur poshtë, me çka ky grup i mjekëve përsëri u bë mjet loje nga Ministria e Shëndetësisë.”

Ata thonë se edhe pse ka pasur disa herë rritje të pagave të personelit shëndetësor, grupi i tyre ka qenë i përjashtuar nga kjo rritje vazhdimisht. Ndërsa kërkojnë që të takohen me ministrin e shëndetësisë për të diskutuar rreth kësaj situate.

SHOQATA E MJEKËVE SPECIALANT PRIVAT

Ne specialistët privatë jemi pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor, por me trajtimin që marrim ndihemi të shkëputur prej tij. Aktualisht, në Qendrën Klinike Nënë Tereza janë mbi 270 praktikantë privatë, të cilët kryejnë rregullisht turne, ambulatorë, kujdestarë dhe kryejnë me përpikëri detyrën e tyre si specializantë.”

Specialistët privatë shtuan se nëse nuk do të ketë zgjidhje të statusit dhe rritjes së pagave, do të detyrohen që të ndalojnë të gjithë specializantët të kryejnë detyrat e tyre në klinikat privatëse. /SHENJA/

You may also like