(VIDEO) Specialistët privat nga e hëna do të hyjnë në grevë të përgjithshme

by admin
Spread the love

Specialistët private nga e hëna do të hyjnë në grevë të përgjithshme. Në njoftimin e sotëm ata shprehen se pavarësisht protestës së specialistëve privatë më 27 mars dhe takimit me ministrin e Shëndetësisë në Qeverinë Teknike, Ilir Demiri, më 2 prill, kërkesat e tyre ende nuk janë plotësuar.

Specialistët privat

“Në takimin me ministrin e Shëndetësisë na është premtuar nga ai se kërkesat tona do të paraqiten në seancën e ardhshme të Qeverisë. Pas takimit me ministrin, janë mbajtur dy seanca të Qeverisë më 3 dhe 9 prill, në të cilat sipas informacioneve publike të Qeverisë, kërkesat tona nuk janë diskutuar në asnjërën prej tyre”.

Prandaj, siç thuhet në njoftimin e dërguar në emër të specializantëve privatë në universitetet e shkencave mjekësore “Shën Kiril dhe Metodij” dhe “Goce Dellçev” – Shtip, ata janë të detyruar të ndërmarrin hapin tjetër – t’i bashkohen grevës së përgjithshme nga 15 prilli. Greva e specialistëve privat do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Kujtojmë që para disa ditëve, punonjësit  shëndetësorë në Organizatën e Sindikatës së Pavarur për Shëndetësi, Farmaci dhe Mbrojtje Sociale, të mbështetur nga Lidhja e Sindikatve të  Maqedonisë protestuan për punësim jo selektiv, përshtatje të pagave sipas Ligjit për Paga minimale dhe koeficientët në rritje si shtesa në pagë. Punonjësit mjekësorë kujtuan edhe shqetësimin e komunitetit për eksodin e stafit mjekësor jashtë vendit. /SHENJA/

 

 

MARKETING



You may also like