(VIDEO) Spasovski: Tifozët bullgarë kanë provokuar në Çair

by admin
Spread the love

Ndeshja ndërmjet Shkupit dhe Levskit të Bullgarisë që u zhvillua në kuadër të Ligës së Konferencës kishte edhe një pjesë të tretë jashta stadiumit. Nëntëmbëdhjetë tifozë të Levskit nga Bullgaria janë ndaluar mbrëmë vonë për prishje të rendit dhe qetësisë publike para dhe gjatë ndeshjes me Shkupin.

Tetë persona për dhunë në ndeshje sportive, dy persona për sulm fizik ndaj punonjësve të policisë që kryenin veprime zyrtare dhe nëntë për sjellje agresive ndaj tyre. Rreth mesnate policët nga SPB Shkup kanë privuar edhe dy tifozë të grupit të tifozëve “Shvercerat”, të cilët me një konfrontim fizik kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike.

Para ndeshjes, një tifoz i Levskit ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë përleshjes me një objekt të mprehtë, e cila ka ndodhur në rrugën “Çairçanja”.

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski sot ka deklaruar se janë identifikuar sulmuesit të cilët me thikë e kanë therur tifozin e “Levskit” dhe se po punohet në gjetjen e tyre. Ministri tha se makinat me targa të Bullgarisë të cilët kanë shkuar në Çair për të provokuar, kanë hyrë në Maqedoni të Veriut privatisht, gjegjësishtë pa e shfrytëzuar transportin e organizuar për ndeshjen me Shkupin.

Nga spitali “Shën Naumi i Ohrit” dhe nga Prokuroria kanë njoftuar se shtetasi bullgar që është plagosur me thikë ka kryer një intervenim kirurgjik dhe është në gjendje stabile. Kujtojmë që për shkak këtyre trazirave ndërmjet tifozëve, ndeshja e kthimit Levski – Shkupi që në program është pas një jave në Sofje, mund të luhet pa tifozë mysafirë.

Aziz Sahiti /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like