(VIDEO) Spasovski: Në vitin 2023 ka pasur 50% rritje të efektivitetit kundër korrupsionit

by admin
Spread the love

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në një intervistë me Zërin e Amerikës, tregon arsyet e takimit me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit në Washington. Ministri thotë se bisedat me O’Brien dhe anëtarët e tjerë të lartë të administratës u fokusuan në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ai bën të ditur se ka njoftuar zyrtarët amerikanë për aktivitetet e ndërmarra nga Qeveria në këtë fushë, për përgatitjen e zgjidhjeve ligjore, të cilat do të trajtojnë personat që janë edhe në listën e zezë të SHBA-ve, për pamundësinë e pjesëmarrjes në funksione publike dhe për pjesëmarrje në tendere dhe prokurime publike. Gjithashtu thekson se ka biseduar edhe për faktin se perspektiva europiane nuk ka alternativë për Maqedoninë e Veriut.

Zëri i Amerikës e ka pyetur Spasovskin nëse e ndien se shteti po dështon të sanksionojë në mënyrë adekuate ata që kanë rënë në kundërshtim me ligjin. “Sistemi duhet të funksionojë në tërësinë e tij”, deklaroi ministri.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

Kur flasim për luftën kundër korrupsionit dhe përmes të dhënave statistikore mund të shohim se viti 2023 ka qenë një vit në të cilin ka pasur 50% rritje të efektivitetit kundër korrupsionit krahasuar me vitin 2021. Janë rreth gjashtë milionë euro dëme që janë zbuluar nga rastet e korrupsionit. Fakti është që sistemi duhet të funksionojë në tërësinë e tij dhe nuk është vetëm hetimi, arrestimi i personave, por duhet përfunduar deri në fund”.

Më tej, i pyeur se a e ndan optimizmin e pjesës tjetër të lidershipit të LSDM-së se partia e tij do të dalë fituese pas zgjedhjeve të majit, meqenëse, sondazhet nuk e thonë këtë, Spasovski përgjigjet prerë duke thënë se ai është mjaft optimist.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I BRENDSHËM

 “Unë jam optimist për konceptin që mbrohet, sepse shumica dërrmuese e qytetarëve dëshirojnë ta ndërtojnë perspektivën si qytetarë të BE-së. Nëse më pyesni nëse do të jetë e vështirë, po do të jetë jashtëzakonisht e vështirë sepse i gjithë koncepti do të duhet të afrohet me qytetarët dhe gjithçka duhet bërë, forcat pro-europiane, forcat progresive, forcat demokratike që dinë të udhëheqin Maqedoninë e Veriut, po fitojnë besimin e qytetarëve”.

Spasovski potencon se mbetet të punojnë me përkushtim, me përgjegjësi, dhe të pranojnë se ku kanë gabuar. Gjithashtu ai beson se kundrejt konceptit që do të thotë regres, koncepti pro-europian ka një avantazh serioz. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like